GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

19:11 - 31/10/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më të pasqaruar pasi kanë lexuar alibitë e kryeministrit. Unë isha njëri prej tyre. I mbytur nga kakofonia e shifrave shpesh të fryra dhe shpesh qëllimkeqe, u kuriozova të shoh se ç’thoshte vetë i zoti i punës. E pashë me durim deri në fund fjalën e tij para militantëve socialistë të Bulqizës, vërejta se si nxori nga xhepi i pasëm i pantallonave, një letër si të grisur nga defteri i një qoftexhiu dhe lexoi prej saj dy tre shifra, pa publikuar asnjë faturë, pa bërë transparent asnjë bilanc zyrtar dhe pa detajuar asnjë udhtim. Pastaj me të njëjtën lehtësi e rifuti atë kartë të zhubrosur në xhepin prej nga e kishte marrë dhe filloi të shajë Berishën “non grata” dhe “shpifarak”, opozitën e rublave, Metën që përpos gënjeshtar është dhe spinun, gazetarët gjobaxhinj që flasin për çarterin e tij në banaqet e mbrëmjes dhe prokurorët e Tiranës që nuk i rasin në burg të gjithë këta së bashku.

Duke e dëgjuar mendimi i parë që të shkonte në mendje qe: ore ç’ka në këtë rast me Berishën, Metën apo ndonjë media kritike? Të kishte qenë për ta dhe jo për hakerat iranianë, 137 fluturimet e tij do të kishin mbetur ende pa zbuluar. Ata mund të kenë abuzuar me shifrat, mund edhe ti kenë fryrë ato, por problemi nuk është ky. Pikërisht për ta zhbërë këtë abuzim edhe nëse ka një të tillë, politikanët seriozë në vendet me demokraci të konsoliduar sillen krejt ndryshe. Kështu mund të kishte vepruar dhe Rama. Ai fillimisht mund të shpjegonte se si qeverisjes së tij dixhitale i kanë dalë në pazar të gjitha ndërresat e palara të shtëpisë. Se deri në ç’pikë piratët informatikë kanë vjedhur të dhënat dhe sekretet tona. Dhe pasi të zhvishej nga kjo përgjegjësi, pa fjalime, pa sharje, pa romuze, le të publikonte ato 137 fatura me çmimet dhe aeroportet përkatëse, në mënyrë që të shfrynte përmes transparencës, të gjithë thashethemnajën.

Por, në vend të kësaj sjelljeje normale, prej njeriu të përgjegjshëm që është i bindur në pastërtinë e tij, Rama e shiti veten për një star, të cilit i kishte rënë mbi supe edhe bara e vështire e promovimit të linjës së re ajrore kombëtare. Pra ai i paskësh hipur “Ismailit”, jo për komoditetin e vet, por për ti bërë reklamë “Air Albania”.

Nërkohë që ai këpuste këto broçkulla salla e bulqizakëve socislistë brohoriste.

Por e keqja qe se me të njëjtën emfazë prej tifozi i kishin përshkruar alibitë e Ramës edhe pjesa më e madhe e mediave. Në shumicën e titujve të tyre nuk gjendej asnjë factcheck për vërtetësinë e pretendimeve të kryeministrit, por ato ishin të mbushura me epitetet “hjenë”, “shpifarak” “spiun”, “rublaxhi”, “gjobaxhi”.

Pra edhe për ato, ashtu si për Ramën, i rëndësishëm ishte dizenjimi i armikut të radhës, qoftë ky politikan, gazetar apo prokuror dhe jo zbulimi i së vërtetës.

Vetëm po të vëzhgosh mënyrën se si u pasqyrua nga shtypi dhe TV-të mbrojtja, në dukje fëmijënore e Ramës, arrin të kuptosh se përse kryeministri i ka dhënë fund detyrimit për llogaridhënie, shpjegimit me fakte, përgjigjes me prova ndaj akuzave. Sepse kjo lloj sjelljeje ekziston vetëm në sistemet demokratike. Ndërsa në ato si ky yni, boll të prodhosh sharje e shpifje, ti shumfishosh ato përmes makinersisë të stërmadhe të propgandës dhe askush nuk do të kujtohet më për të vërtetën.

Edi Rama nuk është as i pa ditur dhe as i pazoti, që nuk tenton të bindë me prova, ai e di se ka ngritur një fabrikë manipulimi të aftë për të mbjellë urrejtje dhe për të ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”.

Prandaj, për skandalin e 137 fluturimeve me çarter, ai nuk ndjeu as përgjegjësinë më të vogël për të bërë transparencë.

Prandaj ai nuk pati preokupimin e llogaridhënies për ata taksapaguees që nuk janë as me të, as me opozitën, por thjeshtë duan të dinë se si qeverisen.

Në vend të këtij normaliteti ai ofroi cirkun e përhershëm, me fjalor të shfrenuar dhe armik të përcaktuar.

Kjo shpërfillje ndaj së vërtetës është linja me të cilën ka zgjedhur të sundojë.

Dhe për sa kohë që do ti funksionojë, ai do vazhdojë të fluturojë në ajër me paratë tona, duke i pështyrë si “shpifarakë” dhe “hjena”, ata që e bezdisin poshtë në tokë.

 

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramakryeminister

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
A do të ruajnë demokratët shumicën? SHBA drejt zgjedhjeve për në Kongres

A do të ruajnë demokratët shumicën? SHBA drejt zgjedhjeve për në Kongres

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com