GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Parkimi me pagesë për infermierët, Presidenti i Shoqatës së Infermierëve: Do bojkotojmë punën

19:10 - 25/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Parkimi me pagesë për infermierët, Presidenti i Shoqatës së Infermierëve: Do bojkotojmë punën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, Shoqata e Infermierëve bëri me dije se nga shtatori bluzat e bardha do të jenë të detyruar të paguajnë për parkimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, edhe pse mund të kenë karta aksesi.

Në lidhje me këtë lajm, Gijotina.com kontaktoi me presidentin e Shoqatës së Infermierëve, Elson Jaçaj, i cili thotë se sot u ka ardhur një sms ku u thuhet se nga shtatori parkimi për infermierët do të jetë me pagesë, me një tarifë të reduktuar. Ai gjithashtu thotë se infermierët ndihen të zhgënjyer nga ky vendim, pasi me një rritje të valës së COVID, infermierëve do u duhet të shkojnë në punë edhe kur nuk janë në orar pune në mbështetje të kolegëve, ku kjo përkthehet në një kosto shtesë për ta.  

“Sot na kanë ardhur disa sms nga Infermierët e QSUT, ku janë njoftuar që nga shtatori nuk do e kenë më falas parkimin ne QSUT por do kenë një tarifë të reduktuar. Nuk ju është konfirmuar asgjë më shumë se si do veprohet për t’u caktuar tarifa për ta, pasi u është thënë do jetë një tarifë e reduktuar. Ata nuk kanë asnjë informacion as nga drejtoria e QSUT as nga koncesionari që ka parkimin.

Thjesht ata ndihen të zhgënjyer pasi dhe pse po flitet që do ketë një valë të re COVID-i dhe i gjithë personeli duhet të jetë në gatishmëri në çdo kohë, pra ata edhe kur nuk janë në orar pune duhet të shkojnë në punë në mbështetje të kolegëve, kjo do jetë kosto për ta” – u shpreh Elson Jaçaj.

Në përgjigjen e tij, Jaçaj thotë se edhe gjatë kësaj kohe, jo të gjithë infermierët e kanë patur falas, pasi disa prej tyre kanë paguar për parkim, më tej shton se mjekët nuk kanë marrë një sms të tillë. Në përgjigje të këtij vendimi, ai thotë se Shoqata e Infermierëve do t’i dërgoj një shkresë QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë që do jemi në krah të infermierëve duke ndjekur hapat ligjor, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e bojkotimit të punës.

Kërkesë do t’u dërgohet edhe sindikatave përkatëse të shëndetësisë të reagojnë për këtë gjë, pasi sipas Jaçajt, prej vitesh këto sindikata thjesht krijohen dhe asgjë nuk bëjnë.

“Mjekët me sa jemi vënë në dijeni nuk kanë marrë një sms të tillë. Pasi kontaktuam disa prej tyre dhe thanë që nuk janë informuar për një gjë të tillë, gjë e cila ka ndodh dhe me koncesionarët e tjerë ku vetëm kategoria e Infermierëve ka qenë e penalizuar të paguaj dhe jo mjekët. Ne sot jemi duke marr informacion nga personeli pasi na thanë që edhe kësaj kohe ku ka qenë falas për infermieret, jo të gjithë e kanë pas falas, pra dhe këto kohë nuk ka qenë falas për të gjithë Infermierët. Ne po marrim info për çfarë po ndodh dhe këto ditë do t’i dërgojmë një shkresë QSUT dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë vendim dhe sigurisht që do jemi në krah të Infermierëve në çdo formë për zgjidhjen e kësaj, duke ndjekur hapat ligjor dhe deri dhe në bojkot të punës pasi nuk është e vetmja padrejtësi që ndodh në drejtim të Infermierëve në Shqipëri. Do t’i kërkojmë dhe Sindikatave përkatëse të Shëndetësisë të reagojnë për këtë gjë pasi prej vitesh këto Sindikata thjesht krijohen dhe asgjë nuk bëjnë” – shton më tej kreu i Shoqatës së Infermierëve për Gijotina.com.

Etiketa: bojkotElson JacajInfermieretproteste

Lajme të lidhura

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe
Breaking Views

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë
Breaking Views

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26
Para
Probleme në tragetin Durrës-Bari, Autoriteti Portual i Durrësit njofton pasagjerët

Probleme me tragetin Durrës-Bari, autoriteti portual nxjerr njoftimin e radhës

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur

10:12 - 28/03/26

Një aksident zinxhir ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Thumanë–Fushë Krujë, ku janë përfshirë tre automjete. Mësohet se,...

Lexo më shumë
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit

09:36 - 28/03/26
Poloni-Shqipëri, dueli i Varshavës vendosi rekord në gjysmëfinalet e ‘play-off’-it të Botërorit

Poloni-Shqipëri, dueli i Varshavës vendosi rekord në gjysmëfinalet e ‘play-off’-it të Botërorit

09:24 - 28/03/26
“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

09:02 - 28/03/26
Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

08:39 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com