GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vuçiç i drejtohet ambasadorit gjerman: Nuk reaguat për ndalimin e sportistëve tanë

22:50 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.
Në lidhje me këtë koment ka reaguar Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke thënë se ambasadori nuk ka reaguar kur sportistëve serbë dhe klubeve serbe u është ndaluar pjesëmarrja nëpër kampionate.
“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, është shprehur Vuçiç.
Rohde ka cituar reagimin e Bashkimin Evropian duke thënë se normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike.
“Parandalimi i boksierëve nga pjesëmarrja në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit shkon në drejtim të kundërt. Fatkeqësisht ky është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, ka thënë Rohde.

Autoritetet në Kosovë kanë reaguar gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje ku thonë se nuk pengojnë sportistët që prezantojnë Serbinë, por tentojnë të ndalin aktivitete sportive paralele që zhvillohen në Republikën e Kosovës nga klubet serbe.
Daulina Osmani, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka pohuar se ato klube janë anëtare të federatave serbe, të cilitdo sport dhe zhvillojnë ndeshje të ligave të Serbisë në territorin e Kosovës dhe kjo gjë nuk lejohet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Albin Kurti, ka thënë të hënën se, vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.
“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkruan ai në Tëitter.
Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin e ka cilësuar provokim.
“Mua më vjen keq që bëjnë provokime të tilla dhe në këtë mënyrë po e politizojnë dhe po e keqpërdorin sportin..sportistët. Sporti është i pastër dhe duhet të mbetet i tillë. Për çfarë arsye (nuk janë lejuar të marrin pjesë) ne do të informohemi shpejt dhe do të njoftojmë zyrtarisht”, tha Borovçanin.

Etiketa: PolitikereagimsportistetVuçiç

Lajme të lidhura

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel
Aktualitet

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi
Aktualitet

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

11:47 - 23/04/26
‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave
Aktualitet

‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave

11:29 - 23/04/26
Para
Gazetari Artan Hoxha zbulon aplikacionin e mafies: Kur u mbyll ‘Sky’, u kapën 28 ton kokainë

Gazetari Artan Hoxha zbulon aplikacionin e mafies: Kur u mbyll ‘Sky’, u kapën 28 ton kokainë

TË FUNDIT

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel
Aktualitet

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në ngjarje kriminale, dhe sipas...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

11:47 - 23/04/26
‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave

‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave

11:29 - 23/04/26
Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit

Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit

11:02 - 23/04/26
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com