GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Tërmet Damiani” si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore

10:35 - 02/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tërmet Damiani” si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thuajse dy vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, vendi ynë ndodhet në prag të një tjetër tërmeti politik, kur PS konfirmoi se politikani që shkakton “tërmet” me shitblerjen e votave dhe shoqërohet me “çuna problematikë”, do të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore. 

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që konfirmoi emrin e Damian Gjiknurit për të qenë në krye të kësaj Reforme kaq të madhe, duke e ditur mirë që ai do “shkëlqejë” siç bëri me zgjedhjet në Dibër dhe ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, shtoi ai.

Para zgjedhjeve të parlamentare të 25 prillit, ishte pikërisht Damian Gjiknuri që mori përsipër të hartojë draftin ligjor për ndryshimet Kushtetuese i cili hiqte koalicionet parazgjedhore, duke e detyruar PD-në dhe LSI-në të garonin të veçuara. Partia Demokratike pranoi të ulej në tryezë me personin që u akuzua si autor i vjedhjes së zgjedhjeve lokale në Dibër në vitin 2016 dhe një nga shënjestrat kryesore të përpjekjeve të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dalja para drejtësisë e Damian Gjiknurit, largimi i tij nga drejtimi i Reformës Zgjedhore, si dhe nxjerrja e tij para drejtësisë ka qenë një nga kushtet që PD paraqiti si kusht për pjesëmarrjen e saj në reformën Zgjedhore. Por siç veproi javën e shkuar me votimin e Eurobondit, PD është mësuar që ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Ndonëse asokohe kërkuan që Gjiknuri të largohej nga ai post, ata sërish pranuan të ulen në tryezë me të.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar vazhdimisht futjen në burg të Damian Gjiknurit, duke e akuzuar si “përdhunues të zgjedhjeve”.

“Përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët. Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënuar demokratët: Zonja dhe zotërinj, ai nuk është Komisioni i Reformës Zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, Komisioni i paraburgimit  të Damian Gjiknurit me shokë. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot.”

Emri i ish-ministrit të Energjitikës doli gjithashtu në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, ku ky i fundit diskutonte për zgjedhjet me elementë të dyshimtë që opozita i konsideron si koka të krimit të organizuar. Gjiknuri mburrej se kishte bërë tërmet në Dibër. Po ashtu del në përgjime kur flet me zyrtarë lokalë dhe t’u dërgonte dy furgonë të mbushur me “çuna problematikë”, pra krahun e fortë të shantazhit dhe terrorit.

Të gjitha këto fakte prokuroria i kishte në duar, por drejtësia e “re” që propagandohet aq shumë,  varrosi çështjen e masakrës zgjedhore në Dibër.

Kështu, opozita do të “përqafojë” në tryezë personin që vetëm para pak ditësh e akuzuan se ka udhëtuar mbi 15 herë me “kokat” e inceneratorëve jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

“Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave”, tha sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Gjiknurit, që tha se ka autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazment Bardhit. Ai bën me dije se iu drejtua zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të tijat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta.

“Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë. Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta”, tha Gjinuri.

Damian Gjiknuri, që ka ende një dosje të hapur kur shpërtheu skandali i Unazës së Re, nuk shkon në Komision si një “ekspert i çështjeve zgjedhore”, por si i preferuari i Ramës që nuk e zhgënjen kurrë të zotin e tij sado e vështirë apo e pamundur të jetë situata, rikthehet në shtëpi me fitore. Tashmë tjetër “tërmet” pritet t’i kanoset vendit, ku pas atij natyror dhe energjitik që është paralajmëruar, të lutemi që dora e Gjiknurit të ndalet, se ky popull nuk mban më. /D.L/ Gijotina.com

Etiketa: Damian Gjiknurikryesore2Reforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Abuzoi dhe dhunoi vajzën e mitur në Kamëz, burg për babanë

Abuzoi dhe dhunoi vajzën e mitur në Kamëz, burg për babanë

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com