GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato.

Në këtë letër disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore.

“Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me  përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa  dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera  për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e  fakteve të reja  siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime  kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi  për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë- vrasje shtetërore-, nuk po gjen  të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë  zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard”.

Veprimet  e SPAK  janë të ngadalta,  kur duhet të ishin ofensive theksohet në letrën hapur të familjes Nika në adresë të ambasadorit Gonzato të cilit i kërkojnë të takohen.

Letra e plotë:

Letër e hapur drejtuar

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Lezhë, më 25/05/2026

Z. SILVIO GONZATO

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

I nderuar Ambasador,

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

 

Etiketa: 21 janarigonzatoKryesore1nika

Lajme të lidhura

Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit
Aktualitet

Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit

14:25 - 18/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

13:27 - 18/06/26
Berisha pranon lobimin për heqjen e “non gratës” në SHBA, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD
Aktualitet

Berisha pranon lobimin për heqjen e “non gratës” në SHBA, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

13:08 - 18/06/26
Para
Korrupsioni i Ballukut mbetet kusht për integrimin, habit Koçiu: Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Korrupsioni i Ballukut mbetet kusht për integrimin, habit Koçiu: Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Marrëveshja me Iranin, Trump sulmon kritikët: Budallenjtë! Janë xhelozë ose njerëz të këqij

15:28 - 18/06/26

Në një postim në Truth Social, Donald Trump iu përgjigjur atyre që e kritikojnë për marrëveshjen me Iranin që nënshkroi të mërkurën në...

Lexo më shumë
Temperaturat drejt 40°C, Franca përballet me një valë të re të nxehti

Temperaturat drejt 40°C, Franca përballet me një valë të re të nxehti

15:06 - 18/06/26
Volkswagen do të shkurtojë 50 mijë vende pune, kompania pranon: Modeli ynë nuk funksionon më

Volkswagen do të shkurtojë 50 mijë vende pune, kompania pranon: Modeli ynë nuk funksionon më

14:44 - 18/06/26
Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit

Aksident në Elbasan, autobusi përplaset me tabelën e karburantit

14:25 - 18/06/26
Henry kritikon CR7: Ronaldo e keqja e Portugalisë, pengoi skuadrën në një rast të pastër shënimi

Henry kritikon CR7: Ronaldo e keqja e Portugalisë, pengoi skuadrën në një rast të pastër shënimi

13:59 - 18/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişgrandpashabet giriş