GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministri Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë Toni Gogu po prezanton projektligjin për amnistinë penale që pritet të kalojë në seancë plenare për votim më 18 qershor.

Në mbledhje nuk ka marrë pjesë opozita, përveç demokratit Arjan Ndoja. Ministri Gogu thekson se nga amnistia penale nuk do të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO.

“Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit.

Zero persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti.

I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush.

Ky projektligj nuk toleron krimin, por dallon qartazi me saktësi juridike, se personi që vijon të përbëjë  rrezik dhe duhej të vijojë vuajtjen e dënimit dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri. Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Pra amnistia prek marrëdhënien mes shteti dhe autorit të veprës. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbete e plotë de e pacenuar.

Amnistia nga vuajta e dënimit, ata amnistohen sipas kritereve:

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë

Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë

Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë

Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë

Kriteri 2 ka të bëjë me uljen e dënimit

Të gjithë e dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë

Amnistia nga ndjeja penale

Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite me përjashtimet e përcaktuara

asnjë nga përftuesit nuk duhet të kenë kryer vepra të rënda. Përjashtohen të gjithë vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsion dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo gjë, çdo subjekt që është nën judiksionin e SPAK dhe GJKKO.

Në sistemin penitenciar është 5292 vende, janë akomoduar 4769 persona. Pas amnistisë do të kemi një ulje prej 10% të popullatës të sistemit penitenciar. Nuk është ky efekt qëllimi kryesor i ligjit, por është një pasojë e dëshiruar se na jep mundësinë që kur të na zvogëlohet momenti i të dënuarve, të rrite cilësia e trajtimit për të tjerët”, tha Gogu.

Etiketa: AMNISTIGogu

Lajme të lidhura

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Para
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit: Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26

Një protestues është ngritur në ajër nga presioni i ujit të hedhur prej autobotit të Policisë, në një prej momenteve...

Lexo më shumë
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com