GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumica e fuqisë mbrojtëse e ofruar nga dozat përforcuese e vaksinave kundër koronavirusit bie pas katër muajsh, thanë Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke rritur shqetësimet se disa amerikanë, veçanërisht ata me rrezikshmëri të lartë, do të duhet të marrin një dozë të katërt.

Hulumtimet paraprake nga Izraeli dhe Britania kanë sugjeruar se mbrojtja e ofruar nga dozat përforcuese bie brenda muajsh. Por, të dhënat e prezantuara më 11 shkurt paraqesin të dhënat e para të rënies së mbrojtjes nga vaksinat e prodhuara me teknologjinë mRNA, siç janë ato të Pfizer dhe Moderna.

Studimi u fokusua te personat që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të simptomave të sëmundjes COVID-19, kështu që nëse ajo popullatë është e orientuar drejt moshave më të vjetra dhe atyre me sistem më të dobët imunitar, atëherë dozat përforcuese mund të jenë më pak të efektshme.

Studimet e tjera kanë treguar se përderisa vaksinat mund të humbin disa prej aftësive për të mbrojtur ndaj sëmurjes së rëndë, hospitalizimit te personat mbi 65 vjeç, ato janë shumë efektive ndaj popullsisë së re, të cilët nuk kanë sëmundje shoqëruese. Por, zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë thënë se duhet të kuptojnë nëse personat që konsiderohen me rrezik të lartë do të duhet t’i nënshtrohen regjimit prej tri dozave apo duhet të marrin edhe dozën e katërt.

CDC më herët kishte publikuar të dhëna që tregonin se doza e dytë dhe e tretë e vaksinave Moderna dhe Pifzer, mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Omicron sesa ndaj variantit Delta të koronavirusit. Sipas këtyre të dhënave, CDC kishte thënë se doza e tretë mund të ofrojë mbrojtje, të paktën për një kohë të shkurtër./REL

Etiketa: COVIDVaksinimi

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 57-vjeçari

Drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 57-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com