GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Asfalti i Artur Caushajt është çarë, Suli i Kamzës i jep 1.5 MLD lekë/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ballën, tek kullat dhe resorti në Berdenesh

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Asfalti i Artur Caushajt është çarë, Suli i Kamzës i jep 1.5 MLD lekë/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ballën, tek kullat dhe resorti në Berdenesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pronari i “L.T.E. Construction”, Artur Caushaj, dëbohet nga Bashkia Shijak për rrugë të shtruara shkel e shko, disa javë më vonë e “rehabiliton” Rakip Suli në Kamëz. Plot 1.5 miliard lekë i besohen Caushajt për të asfaltuar rrugët e Valiasit.

Me sa duket në Bashkinë Kamëz, nuk është problem se rrugët e Caushajt prishen nga shiu i parë që bie. Sidomos për biznesmenin Caushaj, që ka lidhje dhe ndërlidhje me një eksponent të Rilindjes, nuk mbahen shënim këto njolla që në gjuhën ligjore quhen kriteri “punë të ngjashme”.

Më parë po ju tregojmë për “kryeveprën” e Caushajt në Shijak. Më datë 20 prill 2026, firma “L.T.E. Construction” shpk ka marrë pjesë në tenderin e Bashkisë Shijak  “Sistemim, asfaltim i rrugëve në Fshatin “Eminas“ dhe “Shëtel” të Nj.Ad Gjepalaj”.

Nga verifikimet e bera nga komisioni i vlerësimit të ofertave konstatohet se ““L.T/E. Construction” së bashku me një firmë tjetër kanë kryer kontrata sipermarrje pune publike me bashkinë Shijak dhe njësitë administrative, për të cilat janë paraqitur ankesa të vazhdueshme për cilësinë e punimeve si rrëshqitje dherash, çarje të asfaltit, dëmtime të skarpatave të rrugës, bllokim i kanaleve kullues, spostim i shtyllave të ndriçimit etj.”

Në përgjigjen e Bashkisë Shijak për arsyen e skualifikimit të “L.T.E. Construction” shpk, citohen edhe korrespondencat me këtë kompani, lidhur me shembjen e rrugës së ndërtuar prej tyre.

“Saktësisht ju është dërguar shkresë nr. 152 prot. datë 13 janar 2025 , për të cilën ju nuk keni marrë asnjë masë deri më sot, më pas aneksat ju janë përcjellë me shkresën nr. 5002 prot. datë 9 tetor 2025 dhe nr. 1694 prot. datë 2 prill 2026, sërish deri më sot nga ana juaj nuk është marrë asnjë masë për të kryer përmirësimet në këto rrugë”, thekson bashkia Shijak.

Ndërkaq, dyert për Caushajn hapen si me magji në Kamëz. Bëhet fjalë për prokurimin e Bashkisë Kamëz me objekt “Ndërtim Rrugët Blloku Valias Grupi 2” me Fondin Limit 151.4 milionë lekë të reja (pa TVSH).

Tenderi ishte parashikuar të mbahej 15 prill 2026, por u shty për shkak të një ankese në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Ndërkaq, prokurimi është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Kujtojmë se kjo shenjë tregon riskun e korrupsionit.

Në mbledhjen e datës 23 prill 2026, KPP shqyrtoi ankesën e kompanisë “Almo Konstruksion”, e cila kërkonte modifikimin e dokumenteve të tenderit “Ndërtim Rrugët Blloku Valias Grupi 2”. KPP vendosi në favor të kompanisë dhe, pas ndryshimit të kushteve, komisioni i Rakip Sulit vazhdoi punën aty ku e kishte lënë. Kështu më 26 qershor 2026, “L.T.E. Construction” shpk u shpall fituese e tenderit.

Kompania “L.T.E. Construction” shpk u regjistrua më 2017 nga tre vellëzërit Caushaj dhe hyri menjëherë në lojën e tenderave duke shfrytëzuar lidhjet e duhura.

Kështu, nga një kapital 100 mijë lekë që e nisi shoqëria, aktualisht e ka xhiron vjetore të deklaruar afro 500 milionë lekë të reja.

Kompania ka funksionuar si pjesë e një skeme që dyshohet se fsheh dhe pastron lekë. Një nga partnerët që ka ndihmuar ecurinë e Artur Cuashajt është Edmond Bego, i cili ka lidhje me eksponentin e PS-së, Taulant Balla.

Vitet e fundit, Bego është kthyer në një nga biznesmenët më të përfolur dhe të akuzuar edhe nga opozita si miku i Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në vitin 2020, Edmond Bego kishte dy vila në kompleksin luksoz “Rolling Hills”, në pronësi të kompanisë së “Inerte Express” sh.p.k, si edhe koncensione, pasi ishte pronar i disa guroreve. Në vitin 2020, Bego u bë edhe subjekt i OFL-së.

Sipas Operacionit Forca e Ligjit, ai është i dënuar në Itali me 11 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge, heroinë dhe kokainë. Vendimi nga drejtësia italiane është marrë më 26 prill 2007 fillimisht me 27 vjet e 9 muaj, i ulur në 18 vjet e 5 muaj, dhe së fundi si përfitues nga amnistia e 2009-ës është dënuar me  11 vjet heqje lirie. Për të njëjtën çështje në Itali, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe me emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet. Në njoftimin e policisë 17 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë të dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

Ndërkaq, ai është ndaluar në vitin 2018 nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, ku u arrestua për llogari të autoriteteve italiane, por mbi urdhër-arresti tashmë të skaduar. Ai u ndalua me një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega, siç e ka edhe sot, me anë të së cilës kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Ky ndalim ndezi skenën politike në atë kohë pasi nga ana e opozitës pati akuza për lidhje të forta të Begos me Partinë Socialiste dhe sidomos me numrin dy të kësaj partie, sekretarin e Përgjithshëm, Taulant Balla.

PD akuzoi Ballën se ka lidhje të ngushta me Begon nga e cila ai ka përfituar tenderë. Taulant Balla, u akuzua nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar 57 herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon.

I gjendur përballë akuzave të opozitës se është ortaku i tij në biznes, Balla sqaroi se e njeh familjarisht, por nuk di që ku personazh të ketë pasur ndonjëherë mburojë politike.

Por ky nuk ishte politikani i vetëm në rrjetën e Begos. Gjatë hetimeve të SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, doli se Edmond Bego maskonte blerjen e vilës së zyrtarit në Palasë.

Pas këtyre skandaleve, Bego u këshillua që të bënte një hap pas dhe të përdorte kompani të tjera për tendera, leje ndërtimi dhe koncesione.

Sipa ligjit, një i dënuar nuk mund të përfitojë kontrata publike. Por Bego rezulton se ishte nënkontraktor me një nga kompanitë e tij në punimet e autostradës Tiranë-Elbasan.

Duke ndjekur këto metoda, Bego rezulton të jetë pronar i vërtetë i resortit kështjellë që po ndërtohet në Bërdenesh, në Sarandë. Këtu del në skenë Artur Caushaj.

Në zonën e Berdeneshit në Sarandë do të ndërtohet një lagje në formën e citadelave antike. I pagëzuar me emrin Berdenesh Hills, projekti është dizenjuar nga studio italiane NOA dhe parashikon ndërtimin e 8 pallateve ngjitur me detin.

Projekti, i cili parashikon mbi 60 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, do të ndërtohet nga një trust prej 4 kompanish, mes të cilave Best Construction e Mond Begas dhe LTE e Artur Çaushajt. Programi funksional përfshin afërsisht 250 apartamente dhe një hotel të shpërndarë në 26 mijë m².

Marja e lejeve për resortin është shoqëruar me veorime të shpejta të Caushajt dhe Begos për të fshehur origjinën e parave për këtë ndërtim.

Në shtator 2023, kompania e Mond Begos “BEST CONSTRUCTION” është blerë nga Artur Caushaj. Dy muaj më vonë, Caushaj i shet gjysmën e aksioneve Dionis Likometës, pronarit të “BITEX REFINERY”.

L.T.E Construction shpk është kompania e Artur Caushajt që mban marrëdhënien direkte me shtetin. Ajo është dera hyrëse e parave publike, subjekti që firmos kontrata me Bashkinë e Tiranës, merr pagesa nga Thesari i Shtetit dhe shfaqet formalisht si “fitues tenderash”. Të dhënat zyrtare të publikuara tregojnë se përmes L.T.E Construction, Artur Caushaj ka përfituar pagesa buxhetore që, të përkthyera në euro, i afrohen 8 milionëve, kryesisht në procedura ku konkurrenca është shuar artificialisht përmes skualifikimeve masive dhe vlerësimeve formale.

Në këto procedura, emri i Artur Caushajt nuk del rastësisht, por pikërisht aty ku 10, 12 apo 15 kompani të tjera përjashtohen për arsye banale, ndërsa L.T.E Construction mbetet ofertuesi i vetëm “i vlefshëm”, duke garantuar fitoren dhe çmimin më të lartë. Kjo skemë, e përsëritur disa herë, nuk është gabim administrativ, por model funksional që i shërben drejtpërdrejt interesit të atyre që janë pas Artur Caushajt

Nga ana tjetër, Caushaj bën riqarkullim të parave në një cikël të mbyllur. Paratë e marra nga tenderat nuk qëndrojnë gjatë brenda L.T.E Construction. Ato zhvendosen tek kompania “Trust Construction” shpk. Kjo është regjitruar me kapital 100 lekë, megjthatë shërben si mbulesë për të marrë leje ndërtimi për kulla ddhe resorte dhjetëra milionë euro.

Me firmën e Edi Ramës, së fundmi është dhënë kjo leje për kullë 29 katëshe me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.

Një kompani pa kapital, por me ndërhyrjen e duhur politike, arrin të marrë leje për kullë në kryeqytet.

Pjesa e tretë e kësaj strukture është “Best Construction” shpk, pjesë e marrëdhënies së nëndheshme me Mond Begon.

Duke ardhur tek mbrojtja që gëzon Artur Caushaj si partner i Mond Begos, nuk mund të mos dyshojmë se një mbështetje i vjen edhe nga Taulant Balla. Ky i fundit, në rolin e drejtuesit politik të PS për Qarkun Tiranë, ka marrëdhënie shumë të mira me kryebashkiakun Rakip Suli.

A flasin këta të dy për tenderat? Indica ekziston. Ndoshta zbulohet e vërteta ndonjë ditë, kur SPAK t’u marrë telefonat këtyre dy zyrtarëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: artur caushajEdmond BegoRakip SuliTaulant Ballatender

Lajme të lidhura

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh: Fieri, Lezha dhe Durrësi më të rrezikuarit
Aktualitet

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh: Fieri, Lezha dhe Durrësi më të rrezikuarit

20:16 - 05/07/26
Gjashtë shqiptarë “sfidojnë” Nigel Farage, i futen me jaht në zonën e tij elektorale në Clacton
Aktualitet

Gjashtë shqiptarë “sfidojnë” Nigel Farage, i futen me jaht në zonën e tij elektorale në Clacton

20:06 - 05/07/26
Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen
Aktualitet

Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

19:50 - 05/07/26
Para
Mbappe: Paraguai përdori taktika të shëmtuara, dimë të fitojmë edhe ndeshje të ashpra

Mbappe: Paraguai përdori taktika të shëmtuara, dimë të fitojmë edhe ndeshje të ashpra

Discussion about this post

TË FUNDIT

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh: Fieri, Lezha dhe Durrësi më të rrezikuarit
Aktualitet

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh: Fieri, Lezha dhe Durrësi më të rrezikuarit

20:16 - 05/07/26

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka ngritur alarmin për rrezik të shtuar të zjarreve në pyje gjatë pasdites së së dielës...

Lexo më shumë
Gjashtë shqiptarë “sfidojnë” Nigel Farage, i futen me jaht në zonën e tij elektorale në Clacton

Gjashtë shqiptarë “sfidojnë” Nigel Farage, i futen me jaht në zonën e tij elektorale në Clacton

20:06 - 05/07/26
Zjarr në Portin e Vjetër të qytetit/ Digjen dhe fundosen dy anije, 14 të lënduar

Zjarr në Portin e Vjetër të qytetit/ Digjen dhe fundosen dy anije, 14 të lënduar

20:04 - 05/07/26
Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

19:50 - 05/07/26
Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:

Historia e Granit Xhakës, lideri shqiptar i Zvicrës: Që 4 vjeç u mësova të udheheq!:

19:40 - 05/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com