GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD kallëzon në SPAK Ramën: Ka abuzuar me ligjin për investimet strategjike

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara në PD, “rekord” në Tiranë, ja sa ishte numri  i pjesëmarrësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama. Në emër të Grupit Parlamentar të PD, deputeti Gazment Bardhi ka depozituar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama. Kallëzimi është kryer për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statusit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshortin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.

“Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhacka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tijDuke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshortit të ministres/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.

Bashkëshorti i ministers Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

PD kallëzon në SPAK Edi Ramën: Abuzoi me ligjin për

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion
Aktualitet

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26
Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027
Aktualitet

Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

11:08 - 04/11/26
Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:45 - 04/11/26
Para
PD kundër rritjes së buxhetit për RTSH-në, Zhupa: Abuzuesit, në burg

Meta ktheu ligjin për “Butrintin”, Zhupa: Socialistët të votojnë dekretin e Presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion
Aktualitet

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26

“Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë. Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit e afërt me...

Lexo më shumë
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

11:35 - 04/11/26
Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

11:22 - 04/11/26
Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

11:08 - 04/11/26
Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:45 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com