GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“E sheh zhvillimin te krimi, jo te arsimi” Studentët kërkojnë rimbursim, Xhixho kritika qeverisë

16:52 - 19/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“E sheh zhvillimin te krimi, jo te arsimi” Studentët kërkojnë rimbursim, Xhixho kritika qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka komentuar situatën në të cilën ndodhet arsimi shqiptar. Ajo nuk la pa përmendur dhe peticionin që studentët dorëzuan sot, në të cilin kërkohej rimbursimi i tyre me 100 euro në muaj.  Sipas Xhixhos, kjo shumë parash  do ti kushtonte qeverisë vetëm 12.5 milionë euro, të cilat përkthehen në koston e një gjysmë kilometri rrugë të dhënë me koncension.

Deklarata e plotë e deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë,

Kjo qeveri po e degradon arsimin dhe efektet e para sapo kemi nisur t’i shohim. Klasat dhe auditoret e boshatisura janë shenja e parë e një dështimi që pasojat do t’i ketë në dekada të tëra.

Arsimi si prioritet kombëtar është emergjencë për të luftuar shpopullimin e vendit. Nëse nuk e bëjmë tani, shumë shpejt këto pasoja do të jenë të pakthyeshme.

Edhe sot Studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë, peticioni i tyre është shume I drejte dhe duhet te merret menjehere parasysh nga qeveria

12.5 milionë euro do t’i kushtonte qeverisë plotësimi i kërkesës së tyre. Pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.

Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit.

Nuk u jep dot atyre as sa u jep qeveria e Kosovës, e cila ju ka dhene studenteve nje ndihme prej 100 euro ne muaj, me një buxhet shumë më të vogël krahasuar me Shqipërinë

Kjo qeveri që ka mbledhur 400 milionë euro vetëm falë rritjes së çmimeve nuk paska mundësi të mbështesë studentët në këtë fillim viti, ndërsa përballen me qiratë e rritura dhe koston e shtrenjtuar të jetesës.

Kjo qeveri i ka paratë, por nuk i ndan me ata që vërtet kanë nevojë për mbështetjen financiare të saj.

Kjo qeveri e sheh zhvillin te krimi dhe jo tek arsimi.

Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit.

Shifrat e dala nga statistikat zyrtare dhe raportimet mediatike nxjerrin në pah dështimin total të qeverisë “Rama” në sektorin e arsimit.

Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit. Të ashtuquajturat degë prioritare rrezikojnë të mbeten pa student.

Shifrat flasin vetë:

Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve

Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë askënd

Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar. Imagjinoni vetë të ardhmen e kësaj dege në Shqipëri dhe pas disa vitesh pasojat e saj në shkollat e vendit

Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet.

Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen, edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova.

Arsimi shqiptar eshte ne udhekryqin me te rrezikshem te histories se tij , ndaj te ngrihemi te gjithe ne kembe per ta mbrojtur ate sepse vetem ne kete menyre mund te mbrojme te sotmen dhe te ardhmen jo vetem te mijra e qindra studenteve por dhe ate te zhvillimit te vendit.

Cdo dite qe qeveria nuk merr masa eshte nje krim per vendin dhe per aspiratat e zhvillimit te tij.

Etiketa: A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?Erisa XhixhoPartia e Lirise

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Partizani largohet plot nga “Kukës Arena”, Dobi e nis me humbje aventurën te verilindorët

Partizani largohet plot nga “Kukës Arena”, Dobi e nis me humbje aventurën te verilindorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com