GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan dhe Kiliçdaroglu, në garë për votat e nacionalistëve

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogan dhe Kiliçdaroglu, në garë për votat e nacionalistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe rivali kryesor i tij Kemal Kiliçdaroglu e kanë përqendruar vëmendjen tek votuesit që mbështesin partitë e ndryshme nacionaliste, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi po ofron.

Partitë nacionaliste si Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia e Mirë (IYIP), Partia e Fitores (ZP) dhe Partia e Unitetit të Madh (BBP) morën më shumë se 23% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, gjë që sipas disa ekspertëve i ktheu nacionalistët turq në “fitues te zgjedhjeve”.

“Partitë politike dhe kandidatët që e përkufizojnë veten si nacionalistë arritën të marrin një numër të jashtëzakonshëm votash, që askush nuk mundi ta parashikonte”, tha për Zërin e Amerikës Ismet Akca, ekspert i politikës.

Kemal Can, gazetar dhe komentator veteran në median dixhitale ‘Medyascope’, thotë se më shumë sesa u rritën me vota, nacionalistët, fituan fuqinë për të bërë pazare.

“Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, mund të themi se aftësia negociuese e nacionalisteve u rritën, në vend të rritjes numerike të tyre”, thotë Can për Zërin e Amerikës.

Të hënën, kandidati presidencial i aleancës nacionaliste ATA, Sinan Ogan, i cili u rendit i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, njoftoi mbështetjen e tij për zotin Erdogan, i cili mori 49.52% të votave në raundin e parë.

Ogan thotë gjithashtu se kandidatura e tij, i bëri nacionalistët turq lojtarët kryesorë në zgjedhje. Ai tha se vendosi të mbështesë zotin Erdogan, pasi partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Aleanca Popullore, gëzojnë shumicën në parlament.

Edhe pse Ogan mori 5.2% të votave në raundin e parë, Kemal Can mendon se ai nuk do të jetë në gjendje t’i sigurojë të gjithë këtë mbështetje Presidentit Erdogan.

“Ato nuk janë votat e tij, janë votat e një aleance”, shton Can.

Të mërkurën, Umit Ozdag, kreu i Partisë së Fitores, një parti e ekstremit të djathtë, partia kryesore në aleancën ATA, mbështeti rivalin e Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.88% të votave në raundin e parë.

Kilicdaroglu ka ashpërsuar tonet përpara raundit të dytë të zgjedhjeve që mbahet të dielën. Ai është zotuar të kthejë refugjatët sirianë dhe t’i japë fund terrorizmit. Ndërkohë Erdogan ka sugjeruar vazhdimisht për lidhje mes të zotit Kilicdaroglu dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Akuza që Kilicdaroglu i ka hedhur poshtë.

Ozdag dhe Kiliçdaroglu nënshkruan gjithashtu një protokoll prej shtatë pikash të mërkurën mbi parimet e bashkëpunimit mes tyre. Ata janë angazhuar të dëbojnë të gjithë refugjatët, përfshirë 3.6 milionë sirianë që ndodhen në Turqi, brenda një viti si dhe të zëvendësojë kryetarët e zgjedhur të bashkive me administrues të besuar, të caktuar nga shteti, me vendime gjyqësore, në rast se provohen lidhjet e tyre me terrorizmin.

Akça mendon se protokolli është një sukses për Ozdagun, por ai e vendos zotin Kiliçdaroglu në rrezik që të mos marrë votat kurde, që mori gjatë raundit të pare.

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, drejtuesit e të paktën 48 nga 65 bashkitë e fituara nga Partia Demokratike e Popullit, pro-kurde, u zëvendësuan me administrues të besuar, të caktuar nga qeveria, për shkak të akuzave të lidhura me terrorizmin.

Partia e Majtë e Gjelbër pro-kurde (YSP) përsëriti të enjten se në balotazh do të mbështesë opozitën kundër Erdogan, por nuk e përmendi me emër zotin Kilicdaroglu, sikurse bëri në raundin e parë.

Kemal Can thotë se gjatë fushatës së këtij viti, opozita kërkoi votat duke pyetur publikun nëse donte të shihte një ndryshim të drejtimit aktual të vendit. Qeveria nga ana tjetër shtroi pyetjen se kush janë ata që duhet të vendosin nëse do të ketë ndryshim: kurdët apo nacionalistët?

Sipas politologut Akca, nacionalistët në Turqi i shohin refugjatët dhe kurdët si problemin e tyre kryesor.

“Nacionalizmi ekzistues në Turqi ka dy probleme kryesore, dhe njëri është refugjatët. Ne shohim një nacionalizëm të bazuar tek ksenofobia. E dyta janë kurdët. Të mos lejojnë që kurdët dhe lëvizja politike që i përfaqëson ata të bëhen partia kryesore”, thotë zoti Akca për Zërin e Amerikës./VOA

 

 

Etiketa: Erdogangarekilicdaroglu

Lajme të lidhura

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami
Botë

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Pësoi aksident ne koncertin e Luizit? Tan Brahimi tregon të vërtetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com