Biznesmeni Ermal Beqiri ishte një personazh kontrovers, që i pëlqente jeta e luksit, i akuzuar si pjesë e dosjes së tenderëve të AKSHI-t që po hetohet nga SPAK dhe që dyshohet se ka kontrolluar edhe serverin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, i lidhur ngushtë me mikun e tij në kërkim, Ergys Agasi.
Kështu u shpreh sot gazetarja Klodjana Lala, në një lidhje direkte me televizionin News24, duke shpjeguar dhe treguar detajet më të fundit të operacionit të arrestimit të tij në Francë teksa fluturonte mbi një central bërthamor në Penly të Amiens dhe botën e errët në të cilën ai operonte dhe që po hetohet, përfshi pasurinë.
“Janë gjetur GPS, po kryente lëvizje të planifikuara me avion në Francë. Beqiri në kërkim nga SPAK për shkak te tenderave të AKSHI-t. Në kërkim ndërkombëtar, me arrest me burg nga GJKKO. Do hetohet nëse ka kompani në Francë, nëse ka bërë transaksione apo vepra penale. Kanë fituar deri në 200 mln euro tenderë ndërsa SPAK ka sekuestruar deri tani 12 mln euro pasuri dhe asetet. Mund të sjellë të reja nëse ekstradohet dhe bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë shqiptare”, tha Lala mes të tjerash.
Ajo shpjegoi se ai ishte personazh kontrovers, teksa jo vetëm bënte jetë luksi, por edhe i bleu një jaht luksoz 1 mln euro bashkëpunëtores së tij të biznesit, rast që po hetohet edhe nga SPAK-u. Lala shpjegoi se Agasi dhe Beqiri ishin të lidhur ngushtë mes tyre, por mbetet të verifikohet roli i Beqirit nëse po bënte spiunazh në Francë dhe lidhjet e tij në atë vend.
Lala tha se Beqiri ka qenë i pranishëm edhe gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Macron në Tiranë vitin e kaluar.
“Beqiri dhe Ergys Agasi shfaqnin jetën e tyre të luksit. Beqiri ishte personazh kontrovers. Beqiri dyshohet dhe do hetohet nëse ka marrë persona të tjerë peng, biznesmenë, teksa ka raste denoncimi të rrëmbimit të Daniel Shimës apo kërcënimit të një shtetaseje gjermane po për biznes. Kishte patentë për pilotim, i dhënë pas jetës së luksit. I ka blerë një bashkëpunëtoreje të ngushtë të tij të biznesit, 1 mln euro skaf që mbahej në llogarinë e tij. Dyshohet se ka instaluar edhe kamerat në zyrën e Ergys Agasit, nga filmoheshin personat e tjerë, personazh kontrovers, mes të përgjuarve edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sikurse edhe kontrollin e të dhënave personale të shqiptarëve, kontrollin e serverit të informacionit”, tha Lala.
Më tej ajo shtoi se:
“Beqiri rezulton se ka qenë edhe i pranishëm edhe gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Macron në Tiranë, por nuk dihet roli i tij”.
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë dhe dosja e SPAK-ut
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t u arrestua në Francë pas një incidenti ajror pranë një centrali bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.
Sipas mediave franceze ai po fluturonte me një avion të vogël mbi zonën e mbrojtur, duke bërë që autoritetet franceze ta shoqëronin me një mjet të Forcave Ajrore deri në aeroportin e Albertit.
Pas uljes, piloti u ndalua nga policia. Mediat franceze raportojnë se Ermal Beqiri ishte i njohur më herët nga drejtësia franceze dhe shqiptare për çështje që lidhen me mashtrime financiare, mashtrim të organizuar dhe aktivitete të paligjshme kibernetike.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshje. Beqiri pretendoi se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.
Ai u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ndaj Beqirit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Beqiri zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.

Pasuritë që i janë sekuestruar
Ermal Beqirit i janë sekuestruar nga SPAK dhjetëra pasuri dhe disa llogari bankare të tij e subjekteve. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete.
-Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri: Truall me numër pasurie 68/149/24 ZK 1739 me sip 386.7 m2, sip ndërtese 88.3 m2, me adresë Rr. Gjilekë Vlorë, )Vila 33, (Palasë, kompleksi Green Coast);
-Truall me numër pasurie 3/465 ndodhur në ZK 8150 regjistruar në Vol 54 Fq 75 me sip 236.64 m2, “Hoxha Tasim”, Tiranë;
-Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, me sip. 68 m2, me nr.pasurie 5/304, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.187;
-Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, Tiranë me sip. 128 m2, me nr.pasurie 5/305, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.188; truall, me sip.totale 1500m2, me nr.pasurie 5/3, zona kadastrale 8150, vol. 18, fq 181, “Hoxha Tasim”, Tiranë;
-Truall me sip. 967 m2, dhe ndërtesë me sip.212 m2, me nr.pasurie 38/36, zona kadastrale 2735, vol. 8, fq. 197, Tiranë, kompleksi “Rolling Hills”;
-Apartament i ndodhur në Golem, Kavajë, zona kadastrale 1791, me nr.pasurie 137/162+2-12, vol.33, fq. 155, me sip. 60m2 dhe 10m2 sip. e përbashkët;
-Mjet lundrues Yacht tip “Skyfall” Sunsëker Predator 50 B.N 7672150, HIN: GBXSK 07351C021, me gjatësi 14.48m/1, me dy motor Volvo Penta V.P 2020;
-Soft & Solution shpk me NIPT L11328009F me adresë “Tirane Rruga: “Tefta Tashko”, Pazari i Ri, Nr. 185, Njesia Administrative Nr. 2; Të gjitha llogaritë bankare në emër të subjektit “Soft & Solution” shpk në bankat e nivelit të dytë Intesa Sanpaolo Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank në të gjitha monedhat;
-Subjektin “Horizon” shpk me NIPÒ Ê52225004V me adresë Rr. “Beqir Luga” Nd. 8/1, H.7, Apartamenti nr. 2;
-Njësia me sipërfaqe 930 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N25, zona kadastrale 8360, vol.44, fq. 172;
-Njësia me sipërfaqe 24 m2, e shkëputur nga “njësia”, me sip.totale 204 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N22, zona kadastrale 8360, vol.44, fq.165. (vlera totale 250.000.000 ALL);
-Automjeti: PEUGEOT 307, me Targa: AA 490 CG;
-Motomjeti: HONDA SH 300, me Targa: AT 002 ZD;
-Automjeti: MERCEDES BENZ S500 4MATIC, me Targa: AA 600 ZE;
-Automjeti: VOLKSËAGEN GOLF, me Targa: AB 471 JJ;
-Automjeti: MERCEDES BENZ GLS 600 Maybach, me Targa: SS 555 EB;
-Automjeti: BYD (Elektrike), me Targa: AB 703 SM;
-Automjeti: TOYOTA TUNDRA, me Targa: AB 555 SO;
-Motomjeti: BMË R 1300 GS Adventure, me Targa: CM 182 ¨Â;
-Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit Ermal Beqiri në bankat e nivelit të dytë ABI Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank”, ka njoftuar SPAK.
gijotina.com/








Discussion about this post