GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gonxhe shijon talentin e Rafaela Ricës, takim 135 milionë lekësh në Gjenevë në “SIDE EVENT”

14:18 - 04/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Gonxhe shijon talentin e Rafaela Ricës, takim 135 milionë lekësh në Gjenevë në “SIDE EVENT”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesëmarrja e Shqipërisë në një panair në Gjenevë i lihet në dorë Rafaela Ricës, pronares së kompanisë I.C. Kjo falë tenderit pa garë të zhvilluar nga drejtorja e komanduar e Pronësisë Industriale, që varet nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe,

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbime për panairin “Promovimi i Treguesve Gjeografikë dhe Kulturës Shqiptare në Gjenevë (SIDE EVENT)”. Fondi limit i përcaktuar për këtë qëllim është 13 500 000 lekë pa TVSH. Afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave nga operatorët ekonomikë ka qenë deri më datë 27 maj 2025, por Gonxhe e ka paracaktuar tenderin për Ricën. Kjo shpjegon faktin që procedura është zhvilluar me një pjesëmarrës.

Republika e Shqipërisë në datat 8-13 korrik 2025, do të mbajë panairin “SIDE EVENT” me temë ”Albania- GIS and Traditional Cultural Expression”.

Stenda prezantuese e Shqipërisë do të qëndrojë e hapur nga data 8-13 korrik në Gjenevë, Zvicër.  “ICEBERG COMMUNICATION ” SH.P.K, u ftua për negociata nga Gonxhe duke shfrytëzuar një vendim qeverie që u referohet organizatave dhe shoqatave të ndryshme që kanë aktivitet specifik. Kur vjen fjala për Rafaela Ricën, biznesmenia është protagoniste prej vitesh e tenderave pa garë të bashkive për zbukurimin me drita të pemës së Krishtlindjeve.

Lloji i Procedurës së prokurimit, sipas dokumenteve, bazohet në VKM Nr. 768, datë 15.12.2021, “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”, i ndryshuar”.

Megjithatë, vendimi i qeverisë nuk i pezullon rregullat që burojnë nga ligji mbi prokurimet. Sidoqoftë, mirë që është Rafaela, se do të mbetej Shqipëria pa ekspozitë në Gjenevë. Kompania e saj ishte e vetmja që ka bërë ofertë dhe propozon të shpenzojë 12,516,980.00 lekë pa TVSH.

Objektivi kryesor i këtij projekti është të promovojë Shqipërinë në WIPO gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme, duke organizuar për herë të parë panairin (Side Event) me temë “Treguesit Gjeografikë dhe promovimin e kulturës shqiptare (Georgafical Indication ad traditional cultural expession).

Tregues gjeografik quhet emri që identifikon një produkt që e ka origjinën nga një vend konkret, rajon apo shtet. Cilësitë e këtij produkti ose karakteristika të tjera i atribuohen esencialisht origjinës se tij gjeografike si dhe të pakën një nga hapat prodhues të realizohet në atë zonë gjeografike. Aktualisht Shqipëria ka 22 Tregues Gjeografikë të regjistruar në nivel kombëtar dhe 2 në nivel ndërkombëtar.

Kush është afaristja përfituese?

Rafaela Rica është pronare e disa kompanive, përfshirë edhe kompaninë Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity. Para disa vjetësh, kjo kompani ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri, duke marrë tenderat për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.

Kështu Rafaela Rica ka marrë në 9 nëntor 2021 kontratën për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fondi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor. Për të krijuar idenë e garës, formalisht ka marrë pjesë në tender kompania fantazmë Primes Albania. Kjo kompani anonime është në pronësi të një punonjëseje në kompaninë Iceberg Communication të Rafaela Ricës, që ka fituar tenderin.

Edhe një vit më herët, Rafaela Rica, ka marrë një tender tek Emirjana Sako, me vlerë 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë.

Tradita klienteliste vazhdoi një vit më pas! Afro 100 milionë lekë do të harxhonte Bashkia Durrës vetëm për dekoret e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kjo ishte procedura e prokurimit me objekt “Blerje Dekori, viti 2022”, për të cilin ishte lënë në dispozicion shuma prej 9 780 000,00 mijë lekë pa TVSH.

Për këtë projekt ka regjistruar ofertën e saj vetëm kompania Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity, në pronësi të Rafaela Ricës. Kryebashkiakja Sako nuk ka vonuar shumë dhe pa konkurrencë fare ia ka xhiruar lekët Ricës. Open Data Albania e ka listuar procedurën te tenderat me “Red Flag” për shkak të riskut të lartë të korrupsionit.

Nga dokumentet rezulton gjithashtu se shoqëria “Iceberg Communication” në 2021 është përzgjedhur dhe nga bashkia e Shkodrës për blerjen e aksesorëve për dekorim. Edhe kjo procedurë është zhvilluar pa garë pasi ka vetëm një pjesëmarrës, i cili ka ofruar 1.2 milionë lekë për materialet e zbukurimit.

Rafaelën e kanë pikë të dobët drejtoreshat. Për Rafaelën i bëjnë lekët  “rrush e kumbulla” me tendera si ky me referencë REF-00778-07-12-2021. Prokurimi e kishte fondin limit 7,778,033 lekë të reja pa TVSH, ose gati 93 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Objekti i tij ishte “Organizim eventi Mbledhja e 70-të e Drejtorëve të Aviacionit Civil të ECAC”. Nëse i hedh një vështrim “specifikimeve teknike” të kësaj procedure prokurimi shikon se Autoriteti i Aviacionit Civil, ka luksin të organizojë evente, darka gala apo xhiro me anije në Vlorë dhe ishuj, darkë mirëseardhjeje që shoqërohet me kuartet harqesh e plot të tjera.

Ky ishte një tender i paracaktuar dhe fiktiv. Këtë e vërteton fakti se në garë ka marrë pjesë vetëm një garues, përkatësisht Iceberg Communication në pronësi të Rafaela Rica. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 7,387,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Këtë kontratë e firmoste drejtoreshë Edlira Kraja.

Në vitin 2022, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha që nuk interesohet për laboratorët apo kushtet në fakultete, ka harxhuar më shumë se 52 milionë lekë për ceremoninë e 65-vjetorit të UT.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-38003-05-08-2022 dhe me objekt “Organizim Ceremonia e 65-vjetorit të UT-së”. Fituesi i këtij tenderi është “Iceberg Communication”, që administrohet nga Rafaela Rica, e cila është ngopur mirë me tenderat shtetërorë.

Së fundmi i erdhi radha Blendi Gonxhes të shijojë eventet e Rafaelës, këtë radhë në Zvicër!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Blendi GonxhepanairRafaela Ricatender

Lajme të lidhura

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër
Aktualitet

Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër

22:59 - 11/06/25
Para
S’ka kryetar Kuvendi ende për Kosovën, dështon edhe tentativa e 11

Kosovë - Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25

Maturanti më i veçantë për këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, 74-vjeçari Skënder Cena, sot është diplomuar pasi kaloi...

Lexo më shumë
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

18:21 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com