GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kanadaja i bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanadaja i bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka njoftuar se shteti i tij do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit. Ky vendim vjen me kushte të qarta, duke përfshirë reformat dhe zotimin e Autoritetit Palestinez për të mbajtur zgjedhje të reja vitin e ardhshëm, pa pjesëmarrjen e Hamasit, një grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.

Deklaratat e Carney vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përveç nëse Izraeli pajtohet për armëpushim dhe kushte të tjera. Një javë më parë, edhe Franca ka prezantuar një plan të ngjashëm.

Reagimet dhe Arsyet Pas Ndryshimit të Politikës

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka kundërshtuar njoftimin e Kanadasë, duke e quajtur atë “shpërblim për Hamasin”.

Nga 193 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, shtetin palestinez e njohin zyrtarisht 147 sosh. Carney ka thënë se Kanadaja do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri kanadez ka përmendur zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, përkeqësimin e situatës së sigurisë në Gazë, dhe sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 të Hamasit kundër Izraelit, si arsye pas ndryshimit dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë. “Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gazë është i patolerueshëm dhe është duke u përkeqësuar me shpejtësi,” ka thënë Carney para gazetarëve.

Ai shtoi se njohja e shtetësisë palestineze do të bëhet bashkë me përkushtimet e palës tjetër për t’u reformuar dhe për të çmilitarizuar territorin. Carney ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me vendimin e marrë.

Situata në Territoret Palestineze

Autoriteti Palestinez kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor përmes partisë Fatah, të udhëhequr nga Abbas, ndërsa Gaza është udhëhequr nga Hamasi. Asnjëri prej këtyre territoreve nuk ka mbajtur zgjedhje prej vitit 2006.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1,200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59,000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë, dhe pjesa më e madhe e Gazës tani është shndërruar në gërmadhë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) ka theksuar se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës tani është i kequshqyer dhe që numri i rasteve po rritet çdo ditë. Mbi 100 organizata ndërkombëtare të ndihmës dhe grupe për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për uri masive në Rripin e Gazës, duke i bërë presion qeverive në botë që të veprojnë. Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në Gazë, përsërit se nuk ka rrethim dhe e fajëson Hamasin për çdo rast të kequshqyerjes.

Etiketa: GazaIzraelKanada

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
Të dhënat: Bashkitë të paafta me investimet, realizuan vetëm 43% të planit më 2024

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, kush i zëvendëson (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26

Zjarri që ka përfshirë prej ditësh sipërfaqe të konsiderueshme toke në Pukë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet më...

Lexo më shumë
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com