GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Kisha frikë të tregoja”, Akuzuesja detajon ngacmimet seksuale të guvernatorit Cuomo: Njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kisha frikë të tregoja”, Akuzuesja detajon ngacmimet seksuale të guvernatorit Cuomo: Njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punonjëse e zyrës së guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, e cila e ka akuzuar atë për ngacmime seksuale, tha në intervistën e parë televizive se fillimisht ajo kishte frikë të identifikohej pasi rrjeti i lidhjeve të guvernatorit mund ta dëmtonte atë.

Brittany Commisso, asistente ekzekutive në stafin e guvernatorit Cuomo, dha detaje rreth situatës me udhëheqësin demokrat të Nju Jorkut, gjatë një interviste të përbashkët me kanalin televiziv CBS dhe të përditshmen Times Union të qarkut Albany. Intervista u transmetua të hënën ndërsa një komision legjislativ u takua për të diskutuar seancat e mundshme për shkarkimin e tij.

Brittany Commisso e ka ngritur zërin edhe më parë, fillimisht dimrin e kaluar në një intervistë anonime me gazetën Times Union, dhe më pas si një nga 11 gratë që thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga guvernatori Cuomo. Akuzat e grave ndaj zyrtarit demokrat u detajuan javën e kaluar në një raport të zyrës së prokurores së përgjithshme të shtetit. Zonja Commisso ishte gjithashtu gruaja e parë që paraqiti një kallëzim penal kundër guvernatorit Cuomo, duke i dorëzuar dokumentet sherifit të qarkut të enjten.

Por deri më tani, publiku ende nuk e ka dëgjuar rrëfimin e ngjarjeve nga vetë ajo.

“Kisha frikë se po të tregoja se kush isha, guvernatori dhe njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht, do të njollosnin emrin tim, siç kisha parë dhe dëgjuar më parë për gjërat që ata u bënin njerëzve”, tha 32 vjeçarja Commisso. Ajo tha gjithashtu se donte të mbronte vajzën e saj, por tani ndjen se të folurit i tregon asaj se “ajo ka një zë”.

“Unë kurrë nuk dua që dikush të ketë frikë të flasë. Unë kurrë nuk dua që ajo të ketë frikë nga ndonjë person në pushtet, një burrë apo një grua”.

Intervista u transmetua ndërsa guvernatori Cuomo përballet me thirrje të mëtejshme për dorëheqje.

Shumë demokratë, përfshirë Presidentin Joe Biden, i kanë kërkuar guvernatorit Cuomo të japë dorëheqjen. Rreth dy të tretat e anëtarëve të asamblesë shtetërore kanë thënë se favorizojnë një proces për shkarkimin e tij nga puna nëse ai refuzon të japë dorëheqjen, sipas përllogaritjeve nga agjencia e lajmeve Associated Press. Vetëm një shumicë e thjeshtë votash nevojitet për fillimin e procesit të shkarkimit.

Komisioni juridik i asamblesë u mblodh të hënën në një seancë ekzekutive me dyer të mbyllura, për të diskutuar dhënien fund të një hetimi që vazhdon lidhur me veprimet e guverantorit Cuomo me gratë dhe çështje të tjera. Komisioni po ashtu po shqyrton përdorimin e stafit nga guvernatori për të ndihmuar me marrëveshjen 5 milion dollarëshe të librit të tij dhe vendimin e administratës për të fshehur statistikat e plota për vdekjet nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve.

“Hetimi mbetet konfidencial, ashtu siç duhet të jetë, dhe në kohën e duhur nga fundi i këtij muaji ne do t’i diskutojmë publikisht provat në një mënyrë të hapur dhe transparente”, tha kryetari i komisionit, Charles Lavine, një demokrat nga zona Long Island e Nju Jorkut.

Ai premtoi angazhimin e komisionit për të mbrojtur çdo dëshmitar nga hakmarrjet dhe për t’i dhënë guvernatorit Cuomo një shans për të mbrojtur veten.

“Guvernatori ka thënë se dëshiron të trajtohet në mënyrë të drejtë si kushdo tjetër në këtë vend dhe ai do të jetë”, tha zoti Lavine.

Ndërkohë zoti Cuomo do të vazhdojë betejen pa ndihmësen e tij të lartë, Melissa DeRosa, e cila dha dorëheqjen të dielën vonë, duke thënë se dy vitet e fundit kishin qenë “emocionalisht dhe mendërisht” shumë të ngarkuara. / VOA

Lajme të lidhura

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin
Botë

E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

14:45 - 05/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Para
“Të dua!”, Bashkëshortja e Messit poston mesazhin emocionues: Do të jemi bashkë kudo që të jetë destinacioni tjetër

“Të dua!”, Bashkëshortja e Messit poston mesazhin emocionues: Do të jemi bashkë kudo që të jetë destinacioni tjetër

TË FUNDIT

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26

Vendi ynë do të karakterizohet ditën e premte nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, me...

Lexo më shumë
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com