GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik, Andy Burnham. shkëmbeu mesazhe me një person që shtirej si shefi i stafit të presidentit amerikan Donald Trump.

‘Downing Street’ ka refuzuar të komentojë mbi këtë shkelje të sigurisë, e cila u raportua fillimisht nga Politico.

Politico raportoi se zyrtarët thanë që Burnham kishte komunikuar me personin që pretendonte se ishte Susie Wiles, “përpara se të lindnin dyshime se kontakti nuk ishte i ligjshëm”, dhe se ishin shkëmbyer vetëm “disa mesazhe”.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Ne nuk komentojmë çështjet e sigurisë kombëtare.”

Mësohet se komunikimi mes Burnham dhe personit që shtirej si Wiles ishte vetëm përmes mesazheve dhe se të dy nuk patën asnjë bisedë telefonike.

Burimet thanë se nuk ishin shkëmbyer “mesazhe me rëndësi” dhe se tekstet u “raportuan menjëherë tek autoritetet përkatëse” sapo u konsideruan të dyshimta.

BBC kishte raportuar më parë për një hetim të FBI-së lidhur me hakerimin e telefonit të Wiles në maj të vitit të kaluar.

Në atë kohë, Wiles tha se telefoni i saj ishte hakuar pasi një person, ose disa persona, që po shtireshin si ajo, kishin përdorur listën e kontakteve të saj për t’u dërguar mesazhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.

Impersonimi kishte si objektiv telefonin e saj personal, jo telefonin qeveritar, por mes marrësve kishte senatorë amerikanë, guvernatorë dhe drejtues të lartë të kompanive.

Wiles, një aleate e rëndësishme e Trump, ishte gjithashtu ndër personat e shënjestruar në vitin 2024 nga një njësi spiunazhi kibernetik e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, një degë e fuqishme e forcave të armatosura iraniane.

Në vitin 2024, Foreign Office (FCDO) konfirmoi se ministri i atëhershëm i Jashtëm britanik David Cameron kishte rënë viktimë e një telefonate mashtruese me një person që pretendonte se ishte ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Lord Cameron gjithashtu kishte shkëmbyer disa mesazhe me tekst me personin që shtirej si Poroshenko, i cili ishte president i Ukrainës nga 2014 deri në 2019.

Gjatë periudhës së tij si kryeministër, Lord Cameron kishte pasur kontakte të shumta me liderin ukrainas, përfshirë takime në samite ndërkombëtare.

FCDO tha se publikoi detajet e shkëmbimit të mesazheve nga frika se ato mund të “manipuloheshin”.

Etiketa: kryemionistermesazheTrump

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump

Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com