GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi: Regjistroni veten dhe pronën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi: Regjistroni veten dhe pronën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës.

Ky proces ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të po këtij muaji.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kurti tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi “vazhdimisht përballen me diskriminim kombëtar e njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizimin e adresave të tyre”.

Sipas Kurtit, ky proces për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. “Si kryeministër i Republikës së Kosovës ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që t’i përgjigjeni regjistruesve, duke regjistruar veten e familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim. T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, tha Kurti.

Përfaqësuesit politikë nga të gjitha partitë që përfaqësojnë komunitetin shqiptar në Serbi, përmes një deklarate të nënshkruar në korrik të këtij viti, u zotuan se do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi. Shqiptarët në jug të Serbisë – në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë më 2011.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, kryesisht në tri komunat në jug, që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.

Në vazhdimësi, partitë politike të shqiptarëve në Serbi janë ankuar se pakica shqiptare përballet me diskriminim. Ata po ashtu kanë shprehur shqetësimin për procesin e pasivizimit të adresave, që sipas politikanëve shqiptarë, po bëhet për të ndryshuar “strukturën etnike” të tri komunave ku jeton shumica e pakicës shqiptare në Serbi.

Më 2021, Komiteti i Helsinikit për të drejtat e njeriut në Serbi, tha se Beogradi zyrtar, në mënyrë që të ulë numrin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, po kryen procesin e “pasivizimit të banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Kosovë apo në shtetet evropiane.

“Kjo masë, në thelb, është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhej në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Sipas Komitetit të Helsinkit, kur një adresë e banimit pasivizohet dhe hiqet nga libri amëz në Serbi, “ai person praktikisht pushon së ekzistuari”. Personave që u pasivizohen adresat nuk mund të pajisen me letërnjoftim apo pasaportë të re. Rrjedhimisht, sipas Komitetit të Helsinkit, atyre u parandalohet të regjistrojnë makinën e tyre, të blejnë apo shesin prona, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor dhe në shërbimet sociale dhe të votojnë në zgjedhje, qofshin ato lokale apo të përgjithshme./REL/

Etiketa: KurtiSerbiashqiptaret

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
VIDEO/ Interi në dishezë, Roma e përmbys në mes të Milanos

VIDEO/ Interi në dishezë, Roma e përmbys në mes të Milanos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com