GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Me dronë ‘kamikazë’/ Rusia vazhdon të godasë fuqishëm Kievin

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Me dronë ‘kamikazë’/ Rusia vazhdon të godasë fuqishëm Kievin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mori dronësh të mbushur me eksplozivë goditën Kievin të hënën në mëngjes, në pikun e lëvizjeve në qytet, duke vrarë të paktën 4 persona. Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmeve me raketa ruse, të cilat prishën një periudhë qetësie relative që kishte përfshirë kryeqytetin e Ukrainës. Zyrtarët lokalë thanë se sulmet janë kryer me dronë iranianë, të cilët Rusia po i përdorur prej disa javësh tashmë, për të kryer të ashtuquajturat sulme kamikaze. Në një reagim Ambasada amerikane në Kiev i dënoi sulmet ndaj objektivave civilë, duke i cilësuar ato akte të dëshpëruara.

Mëngjesi i së hënës e gjeti Kievin të mbuluar nga tymi e paniku. Disa shpërthime rrokën kryeqytetin e Ukrainës, në pikun e lëvizjeve dhe autoritetet thanë se ato ishin sulme me dronë Shaheds, prodhim iranian. Disa prej banorëve nxituan të futen në vendstrehime, të tjerë u vunë në kërkim të të afërmve të tyre, sikurse Elena Mazur.

“Erdha pas një telefonate për ndihmë që mora nga mamaja ime, e cila më tha se ishte nën rrënoja. Nuk e di se ku është tani, nuk po e ngre më telefonin. Dikush më tha se një person është dërguar në spital”, thotë ajo. Të tjerë rrëfejnë të tmerruar atë çka panë e dëgjuan.

“Një dron goditi apartamentin ngjitur. Sinqerisht, nuk kam pasur kurrë kaq frikë në jetën time. Ju as mund ta imagjinoni, sa i fuqishëm ishte shpërthimi, ende po dridhem”, thotë Vitali Dushevskiy, banor i Kievit. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e cilësoi Rusinë një vend terrorist ndërsa vizitonte një objekt banimi të sulmuar me dron.

“Ata po shkatërrojnë infrastrukturën e qytetit tonë, po i lënë njerëzit të ngrijnë në dimër, pa energji elektrike. Rusët duan të krijojnë një katastrofë humanitare. Ky nuk është objekti i parë i banimit që goditet prej tyre duke vrarë njerëz. Janë më shumë se 200 ndërtesa banimi të shkatërruara nga sulmet ruse, ku ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Këto janë sulme terroriste dhe Rusia është një vend terrorist”, tha ai.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se bëhej fjalë për 28 dronë që ishin nisur në drejtim të rajonit të Kievit. Shumë druhen se kjo mund të shndërrohet në një mënyrë të zakonshme sulmi, ndërsa Rusia po kërkon të shmangë shterimin e rezervave të raketave me rreze të gjatë veprimi, e me saktësi të lartë goditëse.

Pesë prej dronëve goditën sot kryeqytetin. Autoritetet lokale thanë se kishin arritur të rrëzonin të paktën 13 prej tyre. Sulmet me dronë vijnë pas sulmeve me raketa ruse, një javë më parë, të cilat kishin gjithashtu si objektiv kryeqytetin.

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka përdorur gjithnjë e më shumë dronë iraniane në sulmet e kryera në javët e fundit. Por Irani mohon të ketë furnizuar me dronë Rusinë. Sipas agjencisë Reuters në një prej dronëve shkruhej “për Belgorodin”, çka dukej se i referohej sulmeve të Kievit ndaj një rajoni rus në kufi me Ukrainën.

Ambasada amerikane në Kiev i quajti sulmet e së hënës kundër civilëve “të dëshpëruar e të dënueshëm”. Në komentin e saj në Twitter thuhej gjithashtu se Uashingtoni do të vazhdojë te mbështesë Ukrainën për aq kohë aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në mesazhin e tij në rrjetin social telegram Presidenti Volodymyr Zelenskyy shkruante se me gjithë sulmet me dronë e raketa, Ukraina nuk do të thyhet. /Voa/

Etiketa: dronKieviRusia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26
Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
Para
Veliaj harxhon 100 milionë lekë për pastrimin e tualeteve, ndërsa nxënësve u kërkohen lekë për lyerjen e klasave

Veliaj harxhon 100 milionë lekë për pastrimin e tualeteve, ndërsa nxënësve u kërkohen lekë për lyerjen e klasave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com