GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Më vjen keq që i hoqa titujt”/ Ndëshkoi nipërit, flet mbretëresha e Danimarkës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më vjen keq që i hoqa titujt”/ Ndëshkoi nipërit, flet mbretëresha e Danimarkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbretëresha e Danimarkës Margreth ka deklaruar se i vjen keq për vendimin që mori në lidhje me heqjen e titujve princërore për nipërit e saj, fëmijët e djalit të dytë.

“Si nënë dhe gjyshe, e nënvlerësova se sa do të prekej djali im i dytë dhe familja e tij. Vendimi kishte implikime të mëdha dhe më vjen keq për këtë”, tha ajo për lëvizjen që shkaktoi mjaft bujë.

Monarkja njoftoi se katër fëmijët e Princit Joachim, 23-vjeçari Nikolai dhe 20-vjeçari Felix (nga martesa e tij e parë), Henrik 13-vjeçar dhe Athena 10-vjeçare, nuk do të quhen më të tillë.

Ata do të ruajnë vetëm titullin “Comte de Montbessa”, që mban emrin e gjyshit të tyre me origjinë franceze, bashkëshortit mbretëror Henrik, i cili gjashtë muaj para vdekjes shkaktoi skandal duke deklaruar se nuk donte të varrosej me Mbretëreshën.

Henri, i cili vuante nga çmenduria në fund të jetës, kishte shprehur shpesh pakënaqësinë e tij që Margreth nuk i dha titullin mbret.

“Është detyra ime dhe dëshira ime të kujdesem që monarkia të jetë gjithmonë në hap me kohën e saj. Kjo ndonjëherë do të thotë se duhet të merren vendime të vështira dhe gjithmonë do të jetë e vështirë të gjesh momentin e duhur”, vazhdoi njoftimi i Margaret, e cila së fundi ka mbushur gjysmë shekulli në fron.

Sipas pallatit, heqja e titujve nga nipërit e Mbretëreshës u bë për t’u dhënë atyre më shumë liri për të krijuar jetën e tyre sipas dëshirës.

“Nuk është aspak qesharake të shohësh fëmijët e tu të trajtohen kështu ,” tha Princi Joachim javën e kaluar. Në një intervistë që ka dhënë të shtunën ai madje tha se “për fat të keq” nuk ka asnjë lajm nga nëna e tij, as nga vëllai i tij, princi i kurorës Frederick.

“Shpresoj që tani si familje do të gjejmë një mënyrë për ta kapërcyer këtë situatë”, tha mbretëresha të hënën.

Etiketa: danimarkeMbreterirregulla

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para

Vranësira të lehta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26

Pronari i lokalit ku u vendos një sasi e vogël eksplozivi ka qenë personi që ka njoftuar sallën operative të...

Lexo më shumë
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com