GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mes kaosit dhe rrezikut për jetën, shqiptarët i rikthehen punës në Kazakistan

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mes kaosit dhe rrezikut për jetën, shqiptarët i rikthehen punës në Kazakistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjendur në mesin e shumë trazirave në vendin ku jetojnë, shumë shtetas shqiptarë të Kosovës kanë rinisur punën në Kazakistan.

Shteti i Azisë Qendrore po përballet me protestat më të ashpra në 30 vjet të pavarësisë së tij.

Protestat kanë nisur më 2 janar për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe janë zgjeruar në pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për tri dekada dhe besohet se ka ende ndikim.

Viteve të fundit, shumë kosovarë kanë arritur të sigurojnë punë në Kazakistan, kryesisht përmes kompanisë së ndërtimit, Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me Kastriotin – identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it – për gjendjen e sigurisë momentale atje.

Më 6 janar, ai tha se kompania Mabetex Group ka lajmëruar atë dhe kolegët e tij se do të jenë në pushim për afat të pacaktuar.

Kastrioti punon në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan.

Të hënën, më 10 janar, ai i tha REL-it se është kthyer në punë, por me një orar më të shkurtër se zakonisht.

Ndonëse vendi ku po qëndron është më i qetë se disa qytete të tjera të Kazakistanit, ai thotë se ka frikë për sigurinë.

“Normalisht që po frikësohen, ma merr mendja që 20 ose 30 veta [nga ata që i njoh] dëshirojnë të largohen nga këtu”, thotë Kastrioti.

Kompania: Nuk kemi kërkesa për kthim nga punëtorët

Kompania Mabetex Group mohon se punëtorët e saj kanë kërkuar të ikin nga Kazakistani.

Mabetex Group ka bërë të ditur se punëson rreth 1,900 punëtorë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Këta punëtorë, sipas kompanisë, veprojnë në qytetet: Ust Kamenogorsk, Almati dhe Nur Sulltan.

Përmes një komunikate për media më 10 janar, kompania ka konfirmuar se punëtorët e saj janë kthyer në punë, se janë të sigurt dhe se jeta zhvillohet normalisht.

Sipas Mabetex Group, “nuk ka pasur asnjë kërkesë nga punëtorët për t’u kthyer në vendlindje”.

Për dy ditë, para datës 6 janar, në mbarë Kazakistanin është ndërprerë interneti dhe valët telefonike. Shërbimet e tilla, më vonë, janë rikthyer pjesërisht.

Kastrioti thotë se ai dhe kolegët e tij, pas disa ditësh trazira, kanë arritur të bien në kontakt me familjet e tyre.

“Familjarët tani, pasi i kemi lajmëruar, janë qetësuar… Në fillim [kur nuk ka pasur internet] ka qenë më vështirë”, thotë ai.

MPJ hesht për kosovarët në Kazakistan

Derisa protestat dhe trazirat në rrugët e Kazakistanit vazhdojnë tash e tetë ditë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka folur ende për çështjen e sigurisë së shtetasve kosovarë atje.

MPJ, që nga 6 janari, nuk u është përgjigjur as pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me numrin e kosovarëve në Kazakistan dhe sigurinë e tyre.

Autoritetet në Kazakistan kanë vendosur tashmë orë policore, duke ua ndaluar qytetarëve lëvizjen nga ora 23:00 deri në 07:00.

Një interesim më aktiv i Qeverisë së Kosovës për këta qytetarë është shumë i nevojshëm, sipas profesorit të shkencave të sigurisë në Kosovë, Avni Islami.

“Shteti ynë, meqë nuk ka ambasadë, përfaqësi në atë shtet, do të duhej që përmes ambasadave të treta të interesohet, t’i identifikojë të gjithë punëtorët dhe të përpiqet që ata ose të vendosen në vende të sigurta, ose të bëhet tërheqja e tyre”, thotë Islami.

Çfarë po ndodh në Kazakistan?

Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë prejse ka shpallur pavarësinë, tri dekada më parë.

Destabiliteti është duke shkaktuar shqetësim te dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusia dhe Kina.

Kazakistani shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është aleat kryesor strategjik i Moskës.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç.

Sipas shifrave të fundit, mbi 160 njerëz janë vrarë në trazira, ndërsa afro 8,000 janë arrestuar.

Tokayev u ka thënë të hënën liderëve të aleancës ushtarake të ish-vendeve sovjetike se aksioni është koordinuar nga një “qendër e vetme”, mirëpo nuk ka përmendur përgjegjës konkret.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon.

Autoritetet kazake kanë thënë se situata është stabilizuar./REL

Etiketa: kazakistampuneShqiptar

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Basha poston fotot pas dhunës në PD: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!

Basha poston fotot pas dhunës në PD: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com