GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenca e zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses për 30 qershorin, flet juristi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenca e zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses për 30 qershorin, flet juristi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëpërmjet këshilltarit juridik, Bledar Dervishaj, Presidenca e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ankimimin e Shoqatës së Bashkive, për zgjedhjet lokale të 2019.  Sipas Presidencës, janë shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe kjo gjykatë, ka mbrojtur interesat politike dhe jo të vlerave që përfaqëson.

“Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë.

Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve” – tha Dervishaj.

Më tej ai tha se është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik.

“A iu mohua mbi 3 milionë shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti? A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat?

Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cenuar rëndë parimet e transparencës. Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive”, tha Dërvishaj.

Etiketa: 30 qershoriGjykataKushtetuesjaPolitikePresidencavendimizhenjim

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet
Breaking Views

Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet

21:30 - 06/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
“Vetëvrasja” në Greqi, i vëllai: T’i bëhet autopsia në Shqipëri

"Vetëvrasja" në Greqi, i vëllai: T'i bëhet autopsia në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 7 nëntor 2026

07:35 - 07/11/26

Vendi ynë pritet të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit meteorologjik,...

Lexo më shumë
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com