GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reshjet dhe stuhitë godasin Italinë pas temperaturave rekord

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reshjet dhe stuhitë godasin Italinë pas temperaturave rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia po përballet me një ndryshim të fortë të kushteve atmosferike. Reshjet intensive dhe stuhitë kanë detyruar autoritetet të shpallin alarm të kuq në rajonin e Venecias për shkak të rrezikut të përmbytjeve, ndërsa në Emilia-Romagna është kërkuar vigjilencë e lartë.

Sipas Mbrojtjes Civile, Emilia-Romagna ndodhet gjithashtu nën alarm portokalli, ndërsa alarmi i verdhë është në fuqi në të gjitha rajonet e Italisë Qendrore dhe Jugore, përfshirë edhe ishujt.

Ndërkohë, temperaturat e larta po humbasin intensitet. Vetëm Catania dhe Reggio Calabria mbeten nën alarm të kuq për vapën ekstreme, ndërsa Messina është në nivel portokalli. Qytetet e tjera janë klasifikuar me alarm të verdhë.

Parashikimet për të premten, 3 korrik, tregojnë përmirësim të situatës. Vetëm nëntë qytete pritet të mbeten nën masa alarmi për temperaturat e larta, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të kalojë në nivelin e gjelbër.

Stuhitë që përfshinë mbrëmjen e kaluar Italinë veriore sollën reshje të dendura, breshër, erëra të forta dhe përmbytje, duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme në qarkullim.

Në Milano, erërat rrëzuan pemë dhe degë, bllokuan linja tramvaji dhe përmbytën bodrume. Zjarrfikësit kryen rreth 240 ndërhyrje, ndërsa parqet publike u mbyllën për arsye sigurie.

Edhe Torino u godit nga breshëri dhe erërat e forta, të cilat shkaktuan rrëzim pemësh dhe dëme në disa zona. Brenda pak orësh temperaturat ranë me më shumë se 10 gradë.

Në Venecia, kushtet e vështira atmosferike dhe dukshmëria e kufizuar pezulluan përkohësisht fluturimet në Aeroportin “Marco Polo”. Stuhitë shkaktuan gjithashtu ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në terminal.

Probleme u regjistruan edhe në Emilia-Romagna, ku përmbytjet, pemët e rrëzuara dhe dëmtimet në çati prekën disa qytete. Në Genova, erërat shembën një skelë ndërtimi, pa shkaktuar të lënduar.

Në provincën e Perugias, zjarrfikësit ndërhynë në dhjetëra raste për pasojat e erës së fortë, ndërsa nuk u raportuan viktima apo persona të plagosur.

Një rrëshqitje dheu bllokoi rrugën provinciale drejt Branzit në zonën e Valle Brembana. Në Altopiano di Asiago, një vorbull ere shkuli çatinë e një hambari dhe hodhi llamarina në rrugë.

Stuhitë prekën edhe rajonet Trentino-Alto Adige dhe Bolzano, ku u regjistruan përmbytje, pemë të rrëzuara dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave, e cila solli edhe reshje të lehta dëbore në kalimin malor të Stelvios.

Etiketa: ItaliStuhi

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë

Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com