GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Shqipëria po plaket dy herë më shpejt se Europa

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria po plaket dy herë më shpejt se Europa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT.

Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.

Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së. Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Për shkak të ritmeve të larta të emigracionit, plakjes graduale të popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës që çoi në rënien e numrit të lindjeve për një grua, nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik (Shqipëria mbetet ndër më të varfrat në Europë, me 32% të ardhurave të mesores europiane) Shqipëria po plaket shumë më shpejt dhe diferenca është ngushtuar në 6.2 vjet në 2022-n.

Italia është shteti më i plakur i Europës

Sipas Eurostat, më 1 janar 2022, mosha mesore e popullsisë së BE-së arriti në 44.4 vjeç, 0.3 vjet më shumë se në vitin 2021. Ky tregues është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012. Kjo do të thotë se gjysma e Popullsia e BE-së ishte më e vjetër se 44.4 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.

Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesore varionte nga 38.3 vjeç në Qipro, 38.8 në Irlandë dhe 39.7 në Luksemburg deri në 48.0 vjeç në Itali, 46.8 në Portugali dhe 46.1 në Greqi. Në total, 18 vende të BE-së ishin nën moshën mesore të BE-së.

Midis 2012 dhe 2022, ky tregues u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Suedisë, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2012 në 40.7 vjet në 2022). Në Maltë, nuk kishte asnjë ndryshim në moshën mesore midis 2012 dhe 2022, duke mbetur në 40.4 vjet. Në pesë vende të BE-së, mosha mesore e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesore në Portugali u rrit më së shumti midis vendeve të BE-së (+4,7 vjeç), e ndjekur nga Spanja (+4,3), Greqia dhe Sllovakia (të dyja +4,1) dhe Italia (+4,0)./Monitor

 

Etiketa: europaKryesore1plaketShqiperi

Lajme të lidhura

Flamuj amerikanë dhe brohoritje në Tel Aviv, Izraeli përgatitet për vizitën e Trump
Botë

“Irani kërkon të vrasë Trumpin!” Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

10:04 - 10/07/26
SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…
Aktualitet

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

16:03 - 30/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës
Sport

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Para
Aksidenti i tmerrshëm në Kosovë, dalin FOTOT e viktimave

Aksidenti i tmerrshëm në Kosovë, dalin FOTOT e viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës. Në aksident janë...

Lexo më shumë
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com