GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptari sfidon autoritetet në Britaninë e Madhe/ Nga burgu në TikTok, përfundon sërish në pranga

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Shqiptari sfidon autoritetet në Britaninë e Madhe/ Nga burgu në TikTok, përfundon sërish në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një hetimi të realizuar nga “Dailymail”, autoritetet britanike arrestuan Alket Dautin, i cili tashmë është shpallur fajtor për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. 38-vjeçari u vu në pranga një javë pasi Home Office zbuloi se ai kishte hyrë sërish në mënyrë të fshehtë në territorin britanik, vetëm disa muaj pas lirimit nga burgu në Belgjikë dhe deportimit drejt Shqipërisë.

Pista e rikthimit të tij në Britani u zbulua pasi Dauti publikoi në “TikTok” një video ku shihej duke drejtuar një makinë në rrugët e Londrës. Ndërkohë, edhe familjarët e tij kishin shpërndarë fotografi të tij ku dukej duke çuar dy vajzat në shkollë.

Arrestimi ndodhi pak ditë pasi “Dailymail” publikoi historinë e tij. Ai pranoi fajësinë për hyrje pa leje në territorin britanik, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar për dënimin më 12 maj. Dënimi mund të arrijë deri në katër vite burg, pas së cilës ai pritet të dëbohet sërish nga vendi.
Dauti njihej si një figurë e rëndësishme e një grupi shqiptar që trafikonte emigrantë nga Belgjika drejt Britanisë, duke paguar shuma që varionin nga 8,000 deri në 13,000 paund për person, përmes rrugëve të fshehta me kamionë. Në vitin 2018 ai u arrestua në një banesë në Penge dhe u deportua drejt Belgjikës, ku ishte dënuar me dhjetë vite burg në mungesë.

Pasi u lirua vitin e kaluar dhe u dërgua në Shqipëri, Dauti u zhvendos sërish në Itali përpara se të rikthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Etiketa: alket dautiBritani

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
“I kishe vënë shoqet me kërcy”/ Basha paralajmëron sërish Ramën: Kujdes, njona ta ka bo gati hallvën

“I kishe vënë shoqet me kërcy”/ Basha paralajmëron sërish Ramën: Kujdes, njona ta ka bo gati hallvën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com