GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu i sigurimeve, primet kalojnë nivelet e vitit 2019

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Tregu i sigurimeve, primet kalojnë nivelet e vitit 2019
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbutja e ndjeshme e pasojave të pandemisë në ekonomi gjatë këtij viti ka ndikuar pozitivisht edhe tregun e sigurimeve.

Primet e shkruara bruto janë ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa kanë tejkaluar edhe nivelet e vitit 2019. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin 2021 primet e shkruara bruto kishin vlerën e 10.9 miliardë lekëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregu është rritur me 18.6%, ndërsa krahasuar me 7-mujorin 2019 rritja rezulton në masën 11.7%.

Nëse në vlerë primesh tregu ka kaluar vitin para pandemisë, një rimëkëmbje e plotë nuk është arritur në numrin e kontratave të lidhura. Për 7-mujorin 2021, kompanitë lidhën 601 mijë kontrata sigurimi, 14.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por 17.2% më pak krahasuar me 7-mujorin 2019.

Hendeku me periudhën përpara pandemisë vjen kryesisht nga numri i kontratave të sigurimit të shëndetit dhe aksidenteve në udhëtim. Numri i kontratave në këtë produkt ngelet madje në rënie edhe krahasuar me vitin e kaluar. Megjithëse daljet e shqiptarëve jashtë vendit këtë vit janë rritur ndjeshëm, kjo nuk është shoqëruar me rritjen e këtyre kontratave.

Kjo mund të lidhet edhe me strukturën e destinacioneve drejt të cilave kanë udhëtuar shqiptarët. Në kushtet kur Bashkimi Europian ka ruajtur ende kufizime të ndjeshme në lëvizjet ndërkufitare të njerëzve, lëvizjet mund të kenë të drejtuara në një pjesë më të madhe drejt vendeve fqinje, ku kjo policë sigurimi nuk kërkohet. Përtej këtij produkti specifik, tregu është në rritje për shumicën e produkteve, si në segmentin e jetës, ashtu edhe në atë të jo-jetës.

Tregu i sigurimit të jetës po shfaq edhe ritmet më të larta të rritjes. Primet e shkruara bruto u zgjeruan me 36% krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020. Ky treg ka përfituar nga kthimi i rritjes së disa produkteve që kishin pësuar rënie të ndjeshme nga pandemia, por baza kryesore edhe këtë vit ngelet sigurimi i jetës së debitorit, që përbën 67% të primeve për këtë segment të tregut. Primet e shkruara bruto nga ky produkt janë rritur me 35% këtë vit, rritjes së lartë të kredisë bankare për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Edhe në tregun e jo-jetës shumica e produkteve janë rritje krahasuar me një vit më parë. Norma më e lartë e rritjes këtë vit po vërehet në produktet kryesore të sigurimit vullnetar. Në sigurimin nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore primet e shkruara bruto janë rritur me 48.5%. Në një pjesë të madhe, edhe rritja në këtë produkt besohet se lidhet me rritjen e kredisë për banesa dhe me sigurimin e detyrueshëm të pronave të lëna si kolateral.

Rritje me 30% për këtë vit po shënon sigurimi vullnetar Kasko i automjeteve.

Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ngelen dominuese, por pesha e tyre ka rënë lehtë këtë vit në më pak se 63%, nga 65% që ishte vitin e kaluar. Produktet me normën më të lartë të rritjes janë sigurimi kufitar me 94% dhe kartoni jeshil me 21%. Kjo rritje është e lidhur direkt me hyrjen e më shumë mjeteve nga jashtë vendit, falë lehtësimit të ndjeshëm të lëvizjes krahasuar me vitin 2020. /MONITOR

Etiketa: sigurimeTregu

Lajme të lidhura

Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey
Breaking Views

Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey

13:27 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
Para
Kryetari i Bashkisë Lezhë hedh në gjyq Mark Markun: Ka blerë vota

Gjendet një turp i pajetë në Roskovec

TË FUNDIT

Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey
Breaking Views

Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey

13:27 - 21/06/26

John Alite, ish-anëtar i njohur i familjes mafioze Gambino dhe aktualisht anëtar i këshillit bashkiak të Englishtown në New Jersey,...

Lexo më shumë
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar

Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar

13:11 - 21/06/26
Protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli, ndërhyn policia

Protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli, ndërhyn policia

12:41 - 21/06/26
Flit, por edhe dëgjo!

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş