GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia tha nuk ka drogë, dëshmia e kryeplakut Vermosh rikthen hetimet për avionin që u rrëzua

11:09 - 06/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia tha nuk ka drogë, dëshmia e kryeplakut Vermosh rikthen hetimet për avionin që u rrëzua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dje policia doli me një njoftim zyrtar për avionin e rrëzuar në Vermosh, duke theksuar se brenda mjetit fluturues nuk kishte asnjë send të jashtëligjshme, sot banor i fshatit që pretendon se ka qenë dëshmitar  ka treguar një tjetër version që bie në kontradiktë me hetimet për këtë rast. Personat të cilët pasi rrëzuan avionët dhe u larguan nuk janë identifikuar ende, ndërsa largimi i papritur i tyre nga vendi i ngjarjes, kthen hetimet paraprake atë të dyshimeve për një linjë trafiku të drogës nëpërmjet këtij mjeti fluturues. Megjithatë, kryeplaku i fshatit Vermosh, Prekë Vukaj, ndonëse pranon se një muaj më parë u gjet një parcelë me kanabis rreth 12 km larg nga vendi ku u rrëzua avioni.

Referuar dëshmisë, ngrihet dyshimi se nëse personat të cilët ishin brenda mjetit fluturues nuk do të kishin lidhje me hipotezën e linjës së trafikut të drogës nuk do të ishin larguar nga vendi i ngjarjes por do të prisnin trupat policore. Sakaq asnjëri prej tyre nuk është identifikuar ende, pas arratisjes me fouristradën që bariu i fshatit pretendon se janë larguar.

78-vjeçari, Kolë Vuçaj, që është personi i parë që shkoi tek avioni i rrëzuar për t’i dhënë ndihmë, duke menduar se ishte aksident ajror, ka tregon se si një person që ndodhej aty i ka bërë thirrje personit tri herë që të mos afrohet dhe të largohet nga aty në gjuhën shqipe. Fouristrada që ka marrë pilotin dhe pasagjerin, thotë bariu, ka qëndruar 45 minuta deri në një orë duke transportuar disa gjëra nga avioni te fouristrada, por nuk e di se çfarë po transportonin, për shkak se ndodhej në largësi dhe po i vëzhgonte me një dylbi, por pa arritur të identifikojë se çfarë po transportonin. Ai shton se në fshat kultivimi i kanabisit është i pamundur pasi banorët janë pleq e plaka dhe zona është drejt shpopullimit.

“Nuk dihet se kush janë ata persona që kanë qenë në avion dhe hipën në fouristradë. Nuk ma merr mendja, sepse në këtë zonë asnjëherë nuk është mbjellë. Të themi realitetin nuk ka as kush ta mbjellë drogën këtu, sepse kanë mbetur vetëm plaka e pleq, vetëm nëse vjen ndonjë jabanxhi dhe e mbjell. Është shpopulluar sepse kanë ikur njerëzit komplet nga këtu. Në male edhe mund të ketë, atë nuk e di. Unë për vete nuk dyshoj, se nuk ka vend për t’u mbjellë, sepse nuk ka tokë. Duhet të jenë dy-tre dynym të paktën, por është pyll komplet dhe aty në fushë është e kontrollueshme, por gjithsesi gjë pa u bërë nuk po lihet në ditët e sotme dhe asnjëherë nuk i dihet”, është shprehur ai.

Hipotezat për rrëzimin e avionit në zonën e Kelmendit dy ditë më parë kanë qenë të shumta dhe kryesorja lidhej me transportin e ndonjë ngarkese droge, nisur kjo edhe nga precedentët e mëparshëm në zonën e Divjakës e të Ishmit.

Etiketa: avionvermosh

Lajme të lidhura

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë
Aktualitet

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26
Para
Dinamo arrin akordin me ish-lojtarin e Tiranës, por ka një pengesë

Lajme jo të mira nga Tirana, infektohen me Covid 6 lojtarë dhe staf

TË FUNDIT

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore...

Lexo më shumë
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com