GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji Enea Themollari

08:03 - 04/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap nga kamerat e sigurisë, identifikohet autori i vënies së tritolit ndaj motrave Nikolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht pas një shpërthimi me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan motrat Nikolli.

Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi u lëndua nga shpërthimi më 14 korrik 2024.

Enea Themollari mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan.

Por, i plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ai po luftonte me vdekjen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, por nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më shumë se dy muaj pas shpërthimit.

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.

Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Giovanna, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

Ajo e sfidon duke iu drejtuar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se tërheq mrapsht deri në frymën e fundit! Nuk jam ajo femër un qe dorzohem kaq leht, O Nuredin Dumani. Hajde me hidh prap tritol, hajde vet në qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.

Lexo edhe:

Tre muaj në luftë për jetën! Ky është Enea Themollari, viktimë e tritolit që iu vu fqinjeve të tij

Vdekja e Enea Themollarit pas tritolit në Elbasan, fqinjët: I pafajshëm, mbante prindërit e sëmurë

Nipi humbi jetën nga shpërthimi në Elbasan, tezja e Eneas: Shqipëria është t’ia mbathësh me të katra

Etiketa: Kryesore1motrathemollaritritol

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
“Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!” Këlliçi takim me Trump: Gjen përherë kohë…

"Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!" Këlliçi takim me Trump: Gjen përherë kohë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com