GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur nga lufta në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Nuk dihet gjë për ta/ Lufta në Ukrainë zhduk mijëra fëmijë të varfër e jetimë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 fëmijë ukrainas janë konfirmuar të vrarë ose të plagosur nga dhuna që kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë pothuajse gjashtë muaj më parë.

UNICEF tha të hënën se kjo shifër përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja dhe se numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armë shpërthyese, thuhet në një deklaratë të Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell.

“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thuhet në deklaratën e saj.

Zonja Russell tha se përveç fëmijëve që janë vrarë ose plagosur në dhunë, “pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes nga familja, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit.”

Russell tha se agjencia e saj vlerëson se 1 në 10 shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet. UNICEF-i bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se qëllimisht ka vënë në shënjestër civilët në Ukrainë, një akuzë që Moska e ka mohuar.

Etiketa: UkraineUNICEF

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Ishte fshehur pas bimëve të kanabisit, arrestohet 25- vjeçarI në Bradford (EMRI)

Ishte fshehur pas bimëve të kanabisit, arrestohet 25- vjeçarI në Bradford (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com