GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vllaznia është “copë copë”, Sedloski nuk po gjen zgjidhje

14:34 - 03/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vllaznia është “copë copë”, Sedloski nuk po gjen zgjidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja ndaj Egnatias, për më tepër me shifrën e thellë 0-4, duket se ka shtuar edhe më shumë jo vetëm krizën, por edhe presionin te tekniku maqedonas i Vllaznisë, Goce Sedloski. Pavarësisht se tekniku e shpreh faktin se presionin po e heqin lojtarët, jo më pak po rëndon edhe mbi shpatullat e tij.

Për më tepër kjo shtohet edhe për faktin se edhe skemat dhe lëvizjet e tij nuk po dalin të suksesshme, por edhe mungesat janë një armik i madh, që ndikuan te rrugëtimi i Josës, por edhe më pas i Milotit. Në përballjen e fundit ndaj Egnatias tekniku maqedonas qe i detyruar të bëjë disa ndërrime. Ai provoi për herë të parë të luajë me dy “pyka” në majë të sulmit, duke vendosur dyshen Balaj-Kaina. Pritshmëritë ishin të mëdha, por në fund ky plan nuk funksionoi, sepse rrogozhinasit i morën masat e duhura dhe nuk i lanë në asnjë moment të qetë. Të vetmet raste për t’u shënuar në ndeshjen e shkuar dy raste shënimi, të dyja të krijuara nga mesfushorët.

Një tjetër lëvizje që u vu re në përballjen ndaj Egnatias ishte edhe spostimi i Ardit Hoxhajt në të djathtë të mbrojtjes. Mesfushori përjetoi në atë ndeshje një eksperiencë, që më parë as i kishte shkuar ndërmend. Tekniku eksperimentoi me të, duke e vendosur në linjën e majtë të mbrojtjes dhe nuk preferoi në atë pozicion lojtarë si Kruja, që ka eksperiencën e duhur për të përballuar ofensivën e rrogozhinasve. Kjo lëvizje rezultoi të ishte e dështuar, pasi Hoxhaj nuk është mësuar të luajë në difensivë dhe nuk arriti ta superojë si duhet.

MUNGESAT – Përtej dështimit të trajnerit në manovrat e bëra, mungesat mbeten një tjetër shqetësim i madh. Pas pjesës së parë të përballjes ndaj Egnatias tekniku Sedloski largoi nga fusha e lojës kapitenin Gurishta. Mendimi i parë ishte se po kërkohej një zgjidhje taktike, por realisht Gurishta kishte kohë që aktivizohej me shumë sforco për arsye dëmtimi. Nga sa mësohet, mbrojtësi ka probleme muskulore në kofshët e të dyja këmbëve. Nisur nga kjo, kapiteni shkodran do t’u nënshtrohet analizave të detajuara, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit. Në fakt nga sa bëhet me dije, rikuperimi i muskulit të kofshës varion nga tri ditë, deri në gjashtë javë, në varësi të shkallës së dëmtimit dhe kështu mbetet për t’u parë se sa do t’i mungojë kapiteni Erdenis Gurishta ekipit të tij.

Në rast të versionit më të keq, ai e ka mbyllur sezonin tashmë. Një tjetër lojtar dhe si për fatin e keq po në të njëjtin pozicion të fushës, Geralb Smajli, ka shfaqur probleme dhe pas ekzaminimeve të bëra, rezultoi të kishte çarje të meniskut dhe si rrjedhojë mjekët i kanë rekomanduar ndërhyrje, që tashmë është kryer. Si rrjedhojë, Smajlit do t’i duhen 3-4 javë rikuperimi dhe kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të sezonit. Mungesa e tij vjen në një moment aspak të përshtatshëm, sepse tashmë që është dëmtuar edhe Gurishta dhe ende nuk dihet se kush do te luajë në rolin e mbrojtësit të djathtë. Përveç tyre, probleme po shfaq edhe Bulatoviç, që mungoi në takimin ndaj Egnatias. Mesa duket, tani mbrojtja është tërësisht në alarm, ku vetëm Hakaj e Juriç janë nga lojtarët bazë./PanoramaSport

Etiketa: sedloskiSportVllaznia

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Heqja e barrikadave/ Haradinaj: Situata u zgjidh falë SHBA dhe BE

Asociacioni, Haradinaj: SHBA-ja dhe BE-ja kanë një draftstatut që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com