GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç rikthekson mospajtimin me “Kosovën në OKB” dhe jo vetëm…

12:36 - 10/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç rikthekson mospajtimin me “Kosovën në OKB” dhe jo vetëm…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se në takimin e fundit në Bruksel kishte dhënë pajtimin për planin franko-gjerman, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç vazhdon të përsëris qëndrimin e tij se Serbia s’do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Këto deklarime nga kreu i shtetit serb, që bien në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, i ka bërë në një intervistë në televizionin “Tv Happy”, duke thënë se Serbia është e gatshme për shumë kompromise, megjithatë sipas tij “shqiptarët s’do të bëjnë asgjë”.

“Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan fair”, ka thënë të enjten mbrëma kreu i shtetit serb.

Ai ka komentuar edhe vizitën e Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe takimin që emisari sllovak ka pasur me kryeministrin Albin Kurti. Vuçiç në këtë intervistë ka thënë se e është pothuajse i sigurt që kryeministri Albin Kurti s’do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë jam pothuajse i sigurt që Kurti s’dëshiron të krijojë Asociacionin. Dhe ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së regjimit të vizave. Serbia s’ka asgjë kundër kësaj, por Perëndimi s’është i gatshëm që t’i bëjë presion Kurtit “, ka thënë Vuçiç.

Ai tutje ka thënë se populli serb duhet ta kuptojë edhe faktin se Serbia është e rrethuar me NATO dhe se s’ka hapësirë për të bërë lëvizje.

Teksa folur për propozimin franko-gjerman, Vuçiç ka thënë se ai është shkruar në fuqitë Perëndimore dhe se Serbia “ s’do të nënshkruajë as kapitullin e as dorëzimin”.

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se askush nga drejtuesit e shtetit s’kanë shkruar kurrfarë plani. Ai është shkruar nga fuqitë Perëndimore nga shtetet tjera, Gjermania Franca. Unë e di secilin detaj dhe neve na duhet të dialogojmë, por s’do të ketë kapitullin as dorëzim, s’do të ketë njohje të Kosovës”, ka theksuar Vuçiç.

Vuçiç në këtë intervistë ka folur edhe për reagimet e opozitës në Serbi për planin franko-gjerman. Sipas tij është e drejtë që njerëzit të shqetësohen meqë dëgjojnë shumëçka.

“Por ata s’duhet të jenë të frikësuar sepse nuk më shkon në mendje që të nënshkruajë ndonjë kapitullin të Serbisë. Unë e solla planin në Kuvend dhe e di se sa i keq është”, ka thënë presidenti serb.

Ai tutje ka thënë se Seria duhet të bëjë përpjekje për t’i dhënë një shans pajtimit me Kosovën, por shton se “s’është i sigurt për një gjë të tillë, duke e ditur se kush është në anën tjetër”.

Vuçiç në këtë intervistë ka thënë se hyrja e Kosovës në Kombet e Bashkuara varet vetëm nga Serbia meqë askush s’do të kundërshtojë nëse Serbia thotë “po”, por shton se Serbia e kundërshton një gjë të tillë.

Ai tutje ka shtuar se para vetes ka dy probleme, një Kosova dhe mos vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

Ndryshe kryeministri ri Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të nënshkruaj planin franko-gjerman qysh në takimin e parë të Brukselit. Kurti ka thënë se diçka të tillë s’ka qenë në gjendje që ta bëjë presidenti i Serbisë. Mes dy lidërve do të ketë dhe një takim të radhës me 18 mars në Ohër.

Megjithatë BE-ja ka bërë të ditur se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit që marrëveshja të bëhet ligjërisht detyruese.

Miroslav Lajçak ndërkohë ka filluar përgatitjet për këtë takim. Që nga dje është duke qëndruar në Prishtinë ku ka diskutuar me krerët e shtetit për dialogun dhe Aneksin e Implementimit. Për takimin me Kurtin, Lajçak ka thënë se ia ka plotësuar pritshmëritë dhe se tani e di shumë mirë se cilat janë kërkesat e Kosovës. Në fillim të javës së ardhshme, Lajçak me të njëjtin qëllim do të udhëtojë edhe drejt Beogradit.

 

 

Express

Etiketa: SerbiaVucic

Lajme të lidhura

Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët
Aktualitet

Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët

15:59 - 02/01/26
Alarm në Rrugën e Kombit, PD akuzon qeverinë : Nuk mori masa
Aktualitet

Alarm në Rrugën e Kombit, PD akuzon qeverinë : Nuk mori masa

15:30 - 02/01/26
Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur
Aktualitet

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

15:11 - 02/01/26
Para
FSHF çel zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionateve

Superiore/ Java e 25-të hapet me tre përballje interesante

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët
Aktualitet

Tragjedia në Crans‑Montana/ Ambasada e Zvicrës ngushëllon familjarët

15:59 - 02/01/26

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Crans Montana në Zvicër, ku si pasojë...

Lexo më shumë
Alarm në Rrugën e Kombit, PD akuzon qeverinë : Nuk mori masa

Alarm në Rrugën e Kombit, PD akuzon qeverinë : Nuk mori masa

15:30 - 02/01/26
Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

Drama në Orikum/ Konflikti mes ish-bashkëshortëve përfundon me dy të vdekur

15:11 - 02/01/26
Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

14:59 - 02/01/26
Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë 30-vjeçari

Tragjedi në Orikum/ Burri rreh për vdekje gruan më pas vret veten

14:45 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com