GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Big Rom” pret në besë Interin, Zhang merr vendimin drastik

16:47 - 15/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
A do luajë në derbin e së dielës? Lukaku bashkohet nesër me Chelsean
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfundimisht ndarja erdhi. Zhgënjimi i madh i Interit, i ndjerë i goditur pas shpine nga Lukaku, çoi në vendimin ekstrem: largimin e belgut nga lista e blerjeve. “BigRom”, i cili fillimisht donte me zjarr zikaltrit, por më pas i dha agjentit të tij mandatin për të flirtuar me klube të tjera (Juve në krye), prandaj pushon së qeni objektiv tregu për zikaltrit.

Pasi arriti marrëveshje me Chelsea dje për blerjen përfundimtare me një kosto prej 35 milionë euro, plus 5 bonuse, Interi ka njoftuar së fundi blutë e Londrës se heq dorë. Për t’u përmbyllur gjithçka me sukses mungonte vetëm “po”-ja e sulmuesit belg, e marrë për një kohë të gjatë si e mirëqenë, edhe nga goja e tij, por gjërat kanë precipituar orët e fundit dhe kanë marrë një kthesë të paparashikueshme.

Pakti i nderit që lidhi belgun me zikalrit, vetë presupozimi i negociatave, u prish nga vendimi i lojtarit, i joshur nga lajkat e klubeve të tjera, Juve në krye, me të cilin agjenti i tij, Sebastian Ledure, gjeti marrëveshje verbale. Nga ana e tij, Interi, pas një telefonate të zjarrtë mbrëmjen e së premtes, mori vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja e arritur me shumë mundim me Chelsea, duke i “vënë kryqin” emrit të Lukakut në merkato. Megjithatë, plaga është shumë e madhe për t’u shëruar. Për drejtuesit e Interit dhe vetë presidentin Zhang, parimet e besnikërisë dhe korrektësisë janë zhdukur. Agjencia e Romelu, “Roc Nation”, e kapërcyer nga agjitacioni i Ledure dhe ndikimi i tij te lojtari, sot do të përpiqet t’i bashkojë pjesët në ekstrem, do të provojë një ndërmjetësim të fundit të dëshpëruar.

Gjithsesi, do të duhej një ndryshim kursi nga Lukaku, i cili tashmë rrezikon të humbasë bashkëpunimin me grupin amerikan, i cili “i kishte lidhur duar e këmbë’ para se të dashurohej me Ledure. “BigRom” tani pret lajme nga fronte të tjera.

Ai duhet të presë që marrëveshja me Juventusin të zhbllokohet, por 40 milionët e ofruara nga bardhezinjtë për Chelsea janë të kushtëzuar me shitjen e Vlahovic. Duhet të ndodhë shpejt kjo, sepse Chelsea pret ta shesë atë menjëherë (për këtë arsye kishin arritur marrëveshje totale me Interin), përndryshe do ta presin në kampin stërvitor të hënën. Zikaltrit, nga ana tjetër, tashmë po shfletojnë fletët e merkatos në kërkim të një qendërsulmuesi alternativ për Romelu.

Etiketa: ChelseainterLukaku

Lajme të lidhura

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin
Sport

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Para
Driblime dhe gola spektakolarë, Guler mahnit të gjithë (VIDEO)

Driblime dhe gola spektakolarë, Guler mahnit të gjithë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin
Sport

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26

Teuta do të udhëtojë drejt Elbasanit për të sfiduar vendasit. Një duel shumë i rëndësishëm që do të luhet në...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26
U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

10:01 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com