GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e pasurisë?

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Janari 2022 nis me taksa të reja për biznesin, kush janë sektorët që preken?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të ardhurat jo në nivelin e duhur nga taksa e pasurisë kanë shtyrë qeverinë që të iniciojë ndryshime.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 5 muajt e parë të vitit, 61 bashkitë në vend kanë mbledhur 2.7 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, ndërsa plani vjetor është 6.9 miliardë lekë. Nëse do ti referoheshim të njëjtës periudhë për vitet e mëparshme, rezulton se ka një rënie të lehtë me rreth 200 milionë lekë nga viti 2022 dhe një rritje në raport me vitin 2020 kur ishte edhe periudha e pandemisë.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara.
Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.

Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, prej rreth 0.6% të PBB-së.

Referuar raportit të financave vendore të publikuar së fundmi, në vitin 2022, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to ishin rreth 6.1 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Ecuria vjetore e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme paraqet zhvillime pozitive në 30 nga 61 bashki në vend.

Rritja më e lartë në të ardhurat nga kjo taksë u shënua në bashkitë Kavajë (+39%), Himarë (+51%), Kamëz (+30%), Maliq (+24%) etj. Në të kundërt, të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme rezultojnë në rënie në 31/61 bashki si: Mallakastër (-51%), Mirditë (-37%), Peqin (-21%), Durrës (-20%), Librazhd (-17%), Rrogozhinë (-15%), etj. Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit për periudhën e konsideruar, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë./SCAN

Etiketa: banesabashkitetaksa

Lajme të lidhura

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Para
Shpendi pranë debutimit në Serie A me klubin e njohur

Shpendi pranë debutimit në Serie A me klubin e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

14:23 - 21/10/26

Armando Sadiku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjodhi të “varë këpucët në gozhdë”,...

Lexo më shumë
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com