Tomori gjen qendërmbrojtësin e shumëkërkuar. Kishin kohë që kërkonin një të tillë dhe më në fund ia kanë dalë.
“Pazar” kanë bërë te Partizani, atje ku kanë marrë Shkambi Barutin.
20-vjeçari vjen në formë huazimi në Berat, atje ku do të gjejë hapësirën që i ka munguar në kryeqytet.
Edhe pse vlerësohet si një futbollist me shumë perspektivë, drejtuesit kanë gjetur këtë zgjidhje. Kjo shihet si forma më e mirë, që lojtari të ketë mundësi të marrë minuta dhe mbi të gjitha, të rritet.
Për beratasit, afrimi i kosovarit është cilësuar si një goditje e fortë dhe cilësore në këtë merkato dimri.
Discussion about this post