GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edhe një kampione botërore iku nga Shqipëria për mungesë fondesh! Ku shkojnë miliona Euro të KOKSH-it?

17:36 - 17/04/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe një kampione botërore iku nga Shqipëria për mungesë fondesh! Ku shkojnë miliona Euro të KOKSH-it?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpeshherë ndodh në fusha të ndryshme të sportit që një sportist të lërë ngjyrat e Shqipërisë dhe të përfaqësojë një shtet tjetër. Por në shumicën e momenteve, publiku i bën një “gjyq” sado të vogël dhe nën diskutimin e një tradhtie kombëtare, kjo lehtëson sadopak ngarkesën tonë emocionale dhe njëkohësisht krijon një ndjenjë të vogël faji edhe te vetë sportisti.

Por rasti i Lara Colturit është kejtësisht i ndryshëm. Skiatorja 18-vjeçare erdhi për të përfaqësuar Shqipërinë dhe na dha medalje, teksa në botërorin e skive rrëmbeu vendin e dytë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë. Të gjithë mediat botërore shkruajtën dhe u habitën sesi Shqipëria kishte një skiatore që ishte ndër më të talentuarat në botë dhe ishte vetëm 18-vjeçe.

Deri në moshën 15-vjeçare ajo ka konkurruar për Italinë dhe ka korrur disa suksese, por jo në turne të njohur zyrtarisht për shkak të moshës. Më pas për shkak të konkurrencës së madhe në Itali dhe presionit për rezultate, Lara u nis drejt Shqipërisë, për të përfaqësuar vendin tonë.

Por pas disa sukseseve të arritura dhe medaljeve të dhëna për Shqipërinë, Lara Colturi, italiania që nderoi Shqipërinë, pa se Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, (KOKSH) nuk po i ofronte mbështetjen financiare të duhur. Kështu ajo i dërgoi një letër zyrtare ku i kërkoi që të largohej për të shkuar që të përfaqësonte Italinë dhe të linte përfundimisht Shqipërinë.

Pyetja është: “Si ka mundësi që KOKSH që merr jo pak mbështetje nga Qeveria në buxhet, por me miliona euro, të mos i ofrojë një mbështetje financiare një kampioni botëror si Lara Colturi, kur e gjithë bota foli për të dhe Shqipërinë?”.

Dhe ajo që mbetet kryesore, ku shkojnë miliona Euro fonde të KOKSH, i cili drejtohet nga Fidel Ylli, kur nuk kanë të paguajnë një kampione bote. Pa pyshim, mendja të shkon tek abuzimi me fondet.

Një tjetër problem që shtrohet është: “Nëse në raste si Lara Colturi, një kampione dhe talent i njohur ndërkombëtarisht, i mungon një mbështetje e tillë financiare, çfarë ndodh me talentet e sporteve të ndryshme në Shqipëri, që nuk janë kaq të afirmuar sa Lara Colturi dhe mbi të gjitha nuk e kanë një pasaportë italiane apo gjermane?”.

Situata nuk duket fort e mirë, më e dhimbshmja është fakti se Lara Colturi do të iki drejt Italisë dhe askush nuk e quan dot “tradhtare”, në këtë rast askush nuk mund të akuzojë për tradhti skiatoren italiane që për disa kohë nderoi Shqipërinë.

Madje edhe nëse Shqipëria nuk i jep lejen e kalimit, Lara është gati që të djeg një vit mos prezence, vetëm për t’u rikthyer në Itali. Pasi nuk po prodhonim dot në sportet tona kampionë për shkak të mungesës së kushteve, u mendua një ide jo fort e keqe për të marrë kampionë të dënuar apo që nuk i ishte dhënë shumë hapësirë në shtete të tjera për shkak të konkurrencës.

Nëse nuk arrijmë të mbajmë dot edhe një kampione të njohur ndërkombëtarisht dhe që quhej si një prej talenteve më të mëdha në botë, situata është alarmante dhe kjo konfirmon dështimin tonë.

Etiketa: kampionkokshmiliona

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Dy tendera sekret pa certifikata sigurie/ Kryeprokurori Çela blen përgjuesit 660 MLN lekë, Komandanti i Gardës, Onuzi merr Anti-Dronë 410 MLN lekë

Dy tendera sekret pa certifikata sigurie/ Kryeprokurori Çela blen përgjuesit 660 MLN lekë, Komandanti i Gardës, Onuzi merr Anti-Dronë 410 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur....

Lexo më shumë
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com