GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Peleshi u mburr me ligjin për Lundrimin, Tabaku: Po për të rinjtë që po ikin me gomone pse nuk flisni

10:43 - 22/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur, e hoqët qëllimisht!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi diskuton sot projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”, ku ministri Niko Peleshi tha se aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

Por nga ana tjetër, deputetja demokrate Jorida Tabaku u kujtoi kolegëve të saj të maxhorancës së seancë plenare gomonet me qindra të rinj që lundrojnë nga brigjet franceze për të mbërritur ne Britaninë e Madhe duke rrezikuar dhe jetën. Tabaku tha se Kuvendi duket të diskutojë këtë fenomen se përse po ikin shqiptarët, por qeveria siç thotë ajo hesht.

“Ne jemi një brez i ri në politikë e duhet të sillemi ndryshe! Marrëveshja e sotme, për mjetet e lundrimit është një marrëveshje standarde të cilën sigurisht e mbështesim në parim. Nuk ka përse të jetë një temë debati sidomos kur nuk bëhet fjalë për lundrimin e disa anijeve më të vogla mbushur dingas me shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo po do ishte realisht një temë interesante e ditës.
Ngaqë ky parlament, bën sikur nuk sheh se si çdo ditë qindra të rinj hedhin çantën në shpinë, mbyllin biznese, lënë vende pune, lënë familjen dhe ikin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Janë nga 700 deri në 2000 të rinj e reja në ditë që largohen nga vendi duke përdorur rrugët ilegale. Me këto shifra ky parlament, nuk ka luksin të heshtë më, aq më tepër për një tjetër formë “biznesi” dhe industrie të ngritur dhe që marketon e reklamon shitjen online të rrugëve ilegale se si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit. Gjithçka nën hundën e një shteti vigjilent që justifikon këtë krim që po bën duke shkretuar Shqipërinë me alibi qesharake. E ky parlament sërishmi nuk ka një ditë që të diskutojë pse ndodh ky fenomen. Pse po ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile dhe as ndonjë konflikt të armatosur? Pse vetëm për gjashtëmujorin e dytë të 2022 kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil në BE mbi 5000 shqiptarë? Pse të rinjtë shkojnë për të kërkuar një jetë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar? Në Gjermani? Në Europë? A po ikin siç thotë qeveria sepse Gjermania është e plakur dhe po e rinojnë shqiptarët duke plakur Shqipërinë?! Apo mos vallë këta mijëra shqiptarë që janë larguar nga 2015 e këndej po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin e një qeverie që ha, pi dhe fle me të”, tha Tabaku.

Etiketa: pELESHITabaku

Lajme të lidhura

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)
Aktualitet

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Para
Projektligji për lundrimin, Peleshi: Shqipëria në hartën e vendeve të sigurta, ja tarifa

Projektligji për lundrimin, Peleshi: Shqipëria në hartën e vendeve të sigurta, ja tarifa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari
Aktualitet

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26

SPAK po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po zhvillohet në zonën afër Sami...

Lexo më shumë
Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

13:21 - 22/04/26
Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26
“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com