GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi terrorist në Austri/ Nis procesi për të dyshuarit, mes tyre dhe një shqiptar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në Austri/ Nis procesi për të dyshuarit, mes tyre dhe një shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të akuzuarit janë gjashtë meshkuj të moshës 22 deri në 32 vjeç, sipas prokurorit ata e kishin ndihmuar atentatorin në kryerjen e veprës terroriste. Islamisti nga Maqedonia e Veriut Kujtim Fejzullai hapi zjarr më 2 nëntor 2020 në një pjesë të frekuentuar të Vjenës. 20-vjeçari, i cili më parë kishte qenë në burg, vrau katër persona, përfshirë edhe një studente gjermane, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. 23 persona pësuan lëndime, duke përfshirë edhe disa gjermanë. Përgjegjësinë për krimin e mori milicia xhihadiste “Shteti Islamik” (IS).

Nga këndvështrimi i prokurorisë publike, të pandehurit e kanë mbështetur autorin ideologjikisht dhe me logjistikë, por nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në atentat. Sipas prokurorisë, ata kanë ndihmuar ndër të tjera në planifikimin e atentatit dhe në gjetjen e një automatiku, i cili është përdorur në kohën e sulmit, për vrasjen e të tjerëve. Gjashtë burrat akuzohen, ndër të tjera, për përfshirje në vepra terroriste në lidhje me vrasje. Në varësi të moshës së tyre, bashkëpunëtorët e dyshuar përballen me një dënim maksimal prej 20 vjetësh, e madje edhe burgim të përjetshëm. Në gjykatën e qarkut të Vjenës, vendimet duhet të merren në shkurt.

Më i moshuari nga të akuzuarit – një 32-vjeçar me origjinë çeçene – thuhet se ka siguruar një pushkë automatike Zastava duke përfshirë edhe municionin e duhur përmes një ndërmjetësuesi të tij nga vende të tjera dhe ia ka dorëzuar atentatorit më 23 qershor 2020. Tre muaj më vonë, 32-vjeçari mësohet se ka siguruar edhe një pistoletë Tokarev dhe municione nga i njëjti person.

Sulmi në Austri në vitin 2020 jo vetëm që shkaktoi tmerr, por edhe kritika për shkak të dështimeve të hetuesisë përpara kryerjes së këtij krimi. Një komision hetimor deklaroi në një raport, se policia dhe gjyqësori nuk ndërmorën veprimet e duhura në kohën e duhur kundër autorit, i cili ishte dënuar më parë – por nuk është mbajtur nën kontroll edhe pse dihej se po bënte përpjekje të sigurojë armë nga vende të tjera./ DW

Etiketa: Policiprocessulm

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
“Partizan kujdes me të voglat”, ish-kapiteni i të kuqve: Ja përse demat nuk e fitojnë dot derbin

“Partizan kujdes me të voglat”, ish-kapiteni i të kuqve: Ja përse demat nuk e fitojnë dot derbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com