GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Partizan kujdes me të voglat”, ish-kapiteni i të kuqve: Ja përse demat nuk e fitojnë dot derbin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Partizan kujdes me të voglat”, ish-kapiteni i të kuqve: Ja përse demat nuk e fitojnë dot derbin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-fantazisti i Partizanit dhe Kombëtares, Dorian Bylykbashi në një intervistë enkas për “Panorama Sport” i ka bërë një analizë të hollësishme Partizanit dhe asaj që skuadra e Kolelës ka bërë deri më tani. Ai shprehet se “demat” ndodhen në pozicion komod në renditje, por duhet të përmirësojnë lojën ndaj ekipeve të vogla, sepse nuk duhet të bëjnë kaq shumë gabime nëse duan titullin kampion.

Përse nuk po e fiton dot Partizani derbin? Derbi nuk ka asnjëherë favoritë dhe nuk varet aspak nga renditja e skuadrave. Tifozëria e pret me entuziazëm të madh dhe plot me emocion dhe kjo mund të ndikojë edhe te disa lojtarë, që ngarkohen psikologjikisht dhe nuk arrijnë të japin më të mirën e tyre. Pastaj ka edhe gabime të vogla, të cilat në fund rëndojnë shumë. Për shembull Partizani pati raste me Skukën dhe të tjerët në derbi, të cilat duhet t’i kishte shfrytëzuar. Në derbi fitohet edhe me gjysmë goli, apo merr ndeshjen në dorë edhe me detaje të vogla. Po përmend një situatë, nëse e kalon herën e parë mbrojtësin, fiton besim, por nëse nuk e bën bllokohesh dhe të bëhet gjithçka malore.

A tregoi Partizani ndonjë defekt në ndeshjen me Tiranën? Nuk di të them. Tirana me të vërtet luajti me 10 vetë, por ndonjëherë në të tilla raste lojtarët marrin një forcë të madhe brenda tyre dhe japin 120% për të zëvendësuar atë që është përjashtuar. Kjo e ka ndihmuar Tiranën, sepse të gjithë lojtarët dhanë shpirtin në fushë. Nga ana tjetër kur je me një lojtar më pak se ekipi kundërshtar, në këtë rast Partizani, kalon me idenë se tashmë i futëm gjërat në vijë, jemi më lirshëm. Këto situata ndonjëherë të kthehen edhe në “bumerang”, sepse nga minuta në minutë ti pret që të shënosh dhe ndien më shumë presion.

Çfarë tregon fitorja ndaj Vllaznisë pas humbjes së dhimbshme në derbi? Kjo tregon se ekipi ka forcë brenda vetes. Por edhe me Vllazninë e nisën pak të ngurtë në fillim. Më pas u bë goli i Vllaznisë dhe reaguan. Treguan karakter të madh dhe treguan forcën e tyre. Padyshim që shpirti i garës është në karakterin e asaj skuadre, sepse nëse do të ishte ndryshe, nuk mund të ndodhte ajo përmbysje.

Si ju duket stili i lojës së të kuqve, ku duhet të përmirësohen? Për mendimin tim Partizani ka një ekip të kompletuar, megjithëse gjithmonë ka vend për përmirësim. Krijon shumë raste dhe kjo është gjë e mirë. Partizani për mendimin tim duhet t’i marrë ndeshjet një nga një, të vlerësojë çdo kundërshtar, sepse 10 ekipe janë dhe situatat janë të paparashikueshme. Kemi parë ekipe që humbasin këtë javë e mundin një ekip të fortë javën tjetër. Kukësi ishte në fund, tani është në vendin e katërt. Prandaj nuk duhen gabime dhe duhen vlerësuar në maksimum të gjitha ndeshjet. Këta trepikëshit e vegjël janë ata që të nxjerrin kampion në fund fare.

Etiketa: DerbiDorian BylykbashiPartizani

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
“Dolëm të tmerruar”/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, flasin banorët e pallatit

“Dolëm të tmerruar”/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, flasin banorët e pallatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com