GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Uzuni jep intervistë për mediat hungareze: Nuk bëhet shaka me kombëtaret

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset e Botërorit, Uzuni: Ta shohim çdo kundërshtar si të barabartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni dhe mbrojtësi i Hungarisë Endre Botka, të dy lojtarë të Ferencvarosit janë intervistuar nga mediat hungareze.

Duke folur për këtë përballje lojtari ‘Kuqezi’ është shprehur se si dy shokë ata bëjnë gjithmonë shaka, por në këtë rast nuk do të ndodhë, pasi sipas tij nuk mund të bëhet ajo gjë me ndeshjet e Kombëtareve.

“Kemi shumë duele të bukura, por e ruajmë njëri-tjetrin. Endre është një mbrojtës shumë i mirë. Ka një zemër të madhe, lufton deri në fund. Mentaliteti i tij është si i imi, ai nuk dorëzohet kurrë. Bëjmë shumë humor dhe shaka me njëri-tjetrin, por në futboll nuk bëhet shaka, sidomos me skuadrat kombëtare. Ne ishim më mirë në Elbasan dhe morëm 3 pikët. Nuk do të ishte e drejtë që të bëja humor. I ruajtëm për vete të gjitha ndjesitë e kësaj sfide”,– u shpreh Uzuni.

Në lidhje me mungesën e tifozëve, shqiptari shton: “Më vjen keq që nuk do të ketë tifozë. Realisht më vjen. Do të ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Puskas Arena’. Është bukur të luash futboll në atë atmosferë. Do të ishte diçka interesante. Të motivon të vraposh. Nuk kemi ndonjë avantazh të madh që nuk ka tifozë”.

Myrto Uzuni është shprehur i sigurt se vendin e dytë në grup pas Anglisë do e marrë Shqipëria, pasi sipas sulmuesit Polonia dhe Hungaria qëndrojnë pas nesh.

“Ne të gjithë lojtarët besojmë. Jemi pas Anglisë dhe na ndjekin Polonia me Hungarinë. Nuk po them që do të jetë e lehtë për të arritur vendin e dytë, por nuk është e pamundur. Kemi një ekip të mirë dhe me futbollistë që luajnë në kampionate shumë të forta. Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë”,-theksoi ylli i skuadrës së Ferencvarosit.

Theksojmë se kjo do të jetë një sfidë e veçantë për të pasi do të përballet me përfaqësuesen e shtetit, të cilit i përket klubi ku ai aktivizohet./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: intervistekombetareMyrto Uzuni

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Vdekja e kryekamarierit në Elbasan, merret në pyetje Gjergj Luca

Vdekja e kryekamarierit në Elbasan, merret në pyetje Gjergj Luca

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të SPAK....

Lexo më shumë
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com