GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Frikë nga burgu? Mediu, rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen “Gërdeci”

11:36 - 01/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë nga burgu? Mediu, rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen “Gërdeci”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut për dosjen Gërdeci.

Rekursi është depozituar nga avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha ku i kërkon Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit të Apelit te Posaçëm, pasi e konsideron antikushtetues, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

Në vendimin e arsyetuar, togat e zeza të Apelit theksonin se Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen e Gërdecit. Gjithashtu në vendim thuhet se afatet e parashkrimit janë respektuar, pasi Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.  Një tjetër argument që u përdor nga gjykata është edhe fakti që Mediut iu hoq imuniteti në vitin 2012, çka i hap rrugën gjykimit.

Kujtojmë se, çështja ndaj Mediut u mbyll më 14 shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit.

Por pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për gjykim ndaj Mediut, dosja është në duart e strukturës anti-korrupsion, dhe i mbetet SPAK-ut, që të vendosë  nëse do të kërkojë që ndaj Fatmir Mediut të caktohet masë sigurie apo procesi ndaj tij të zhvillohet në gjendje të lirë. Ishin familjarët e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci.

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars, 2008 në një “fabrikë” për demontimin e armëve, ku nga shpërthimi humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjera. Për këtë tragjedi, prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. 

Dosja e “Gërdecit” është zvarritur prej disa vitesh, ndërsa në maj të këtij viti u vendos rihapja e çështjes, por deri më tanin kompetencat për të kanë kaluar sa në një institucion në tjetrin duke bërë të vështirë marrjen e një vendimi.


Etiketa: Fatmir MediuGerdecikryesore2

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Aksidente rrugore dhe shitje lëndësh narkotike, gjashtë persona në pranga

Aksidente rrugore dhe shitje lëndësh narkotike, gjashtë persona në pranga

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com