GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

G-20 nis punimet në Romë: Më shumë vaksina për vendet e varfra

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
G-20 nis punimet në Romë: Më shumë vaksina për vendet e varfra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Romë nisi punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqendruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas Covid-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.

Presidentit amerikan Joe Biden, i cili po merr pjesë në këtë samit, zhvilloi takimeve të veçanta me kancelares gjermane Angela Merkel, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar hapat e ardhshëm mbi programin bërthamor të Iranit.

Kryeministri italian Mario Draghi e hapi forumin me një thirrje të fortë për përpjekje të dyfishuara për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra.

Ai nënvizoi se ndërsa 70% e popullatës në vendet e pasura janë vaksinuar, në vendet e varfra është vaksinuar vetëm 3% e popullatës, duke e quajtur atë “moralisht të papranueshme”.

Zoti Draghi bëri thirrje për një angazhim të ri për bashkëpunimin shumëpalësh.

Italia shpreson që G-20 të ndërmarrë zotime të rëndësishme nga vendet që përfaqësojnë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global, dhe që njëkohësisht janë përgjegjëse për rreth të njëjtën sasi të emetimit të gazit karbonik në atmosferë, përpara konferencës së OKB-së për klimën që fillon të dielën në Glasgou të Skocisë.

Pjesa më e madhe e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive që ndodhen në Romë do të shkojnë në Glasgou sapo të përfundojë G-20. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping po marrin pjesë në distancë.

Në prag të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se takimi i Glasgout rrezikonte të dështonte për shkak të angazhimeve ende të vakëta nga ndotësit më të mëdhenj të planetit./ VOA

Etiketa: G 20Vaksina

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero

Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero

TË FUNDIT

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

 Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si...

Lexo më shumë
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com