GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

New York Times: SHBA paralajmëroi Iranin mbi planin izraelit për të vrarë negociatorët iranianë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Anulohen papritur bisedimet e paqes SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Negociatat nuk janë kurrë të thjeshta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Saga e marrëdhënieve SHBA-Izrael, ka një kapitull të ri: New York Times citon burime të saj të pohojnë se izraelitët kishin në plan të vrisnin dy negociatorët iranianë, Abbas Araghchi dhe Mohammad Ghalibaf gjatë zhvillimit të negociatave që synojnë fundin e konfliktit.

Sipas medias prestigjoze, kur amerikanët e zbuluan këtë plan, ata paralajmëruan Teheranin përmes ndërmjetësve, çka e shtyu  Republikën Islamike të merrte masa sigurie shtesë. Që gjatë konfliktit, Izraeli e kishte bërë të qartë se i konsideronte objektiva legjitimë përfaqësuesit e regjimit, që nga politikanët e deri te drejtuesit ushtarakë. Tashmë, ka vrarë dhjetëra prej tyre, përfshirë edhe vetë liderin Suprem Ali Khamenei.

Qëllimi ishte destabilizimi i kundërshtarit duke e privuar nga figurat e tij më përfaqësuese. Më pas erdhi armëpushimi, të cilit qeveria Netanyahu i ishte kundërvënë teksa mbetej e vendosur të vazhdonte sulmet. Në këtë mënyrë, thotë Neë York Times, lindën përplasjet, edhe publike, me Shtëpinë e Bardhë.

Tel Avivi më pas do të kishte planifikuar goditjen e protagonistëve kryesorë të negociatave, si një mënyrë për të bllokuar dialogun dhe për të ndezur sërish luftën, vazhdon media prestigjoze, e cila kujton edhe një precedent të njohur, atë të Hassan Salameh, një drejtues i lartë palestinez që ishte bërë kanal komunikimi me CIA-n dhe që më pas u eliminua nga Mossadi në Bejrut në vitin 1979. Alarmi u rrit me rastin e takimit të planifikuar në prill në Islamabad mes zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance dhe delegacionit iranian.

Teherani, i shqetësuar, siguroi mbrojtjen e Pakistanit, ndaj avionët luftarakë pakistanezë shoqëruan avionin ku ndodheshin Araghchi dhe Ghalibaf, ndërsa pas bisedimeve, gjatë fluturimit të kthimit, shërbimet e sigurisë u informuan mbi praninë e dy avionëve luftarakë izraelitë që po afroheshin nga territori irakian.

Etiketa: IranIzraelplan

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Para
Arrestohet Granit Pepnika, i dyshuar si drejtuesi i rrjetit të Call Center-ave që zhvati 50 milionë euro

Arrestohet Granit Pepnika, i dyshuar si drejtuesi i rrjetit të Call Center-ave që zhvati 50 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!
Aktualitet

PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!

18:31 - 26/09/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,...

Lexo më shumë
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

18:09 - 26/09/26
Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

17:54 - 26/09/26
Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

17:43 - 26/09/26
Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

17:28 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com