GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Spektakël, por pa fitues! Egnatia dhe Vllaznia ndalen në barazim

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Spektakël, por pa fitues! Egnatia dhe Vllaznia ndalen në barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët pas një barazimi dramatik 2-2, në sfidën e javës së 31-të në Superiore.

Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 20-të me një gol të Regi Lushkjas, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Vllaznia reagoi në pjesën e dytë me golin e Esat Malës në minutën e 80-të, duke barazuar shifrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Fernando Medeiros riktheu avantazhin për Egnatian.

Megjithatë, Vllaznia arriti të sigurojë një pikë të vlefshme me një penallti të shënuar nga Ildi Gruda në minutën e 90-të.

Me këtë barazim, Egnatia mban kryesimin me 55 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e tretë me 51 pikë.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat në fund të përballjes.

“Jam i lumtur, për ekipin që arritën të merrnin minimumin një pikë. Si e nisëm pjesën e parë, ishte shumë e ngadaltë, nuk kishim mundësi të ishim të rrezikshëm. Humbëm një top shumë të thjeshtë në mesfushë dhe Egnatia shënoi golin e parë. Në stadiumin e tyre ishte një atmosferë të nxehtë. Kemi një mentalitet të mirë dhe cilësi.

Kemi mundësi të përballojmë ekipe si Egnatia dhe Dinamo. Në pjesën e dytë kishim përmirësim dhe mund të fitonim ndeshjen. Që të bësh një qarkullim të mirë të topit, ishte e vështirë të bëhej në një fushë të rrëshqitshme. Ideja ishte që të mbanim më shumë topin, në pjesën e dytë bëmë ndërrime. Pas ndeshjes gjithmonë je më i zgjuar. Na duhet 100% konfidencë që të shkojmë në ndeshje për ta fituar, të ulim sa më shumë numrin e gabimeve. E lejojmë kundërshtarin të vijë në kundësulm me topa të humbur.

Në fund të ditës arritëm të tregojmë një fytyrë të mirë. Në kampionatin shqiptar çdo ndeshje është shumë e afërt dhe shumë e ngushtë, jam okej me rezultatin. Dëmtimi i Balaj ishte diçka që nuk pritej, e zëvendësuam për 4 minuta. Ka një dëmtim në audiktorin e tij, shpresoj të mos ketë diçka serioze. Mensah bëri një ndeshje të mirë dhe i bëri një zëvendësim të mirë Bekimit.”, shprehet Brdaric.

Etiketa: egnatiaVllaznia

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Pse u la jashtë listës së mbyllur Sula dhe Alimehmeti? Berisha: U vendos gruaja më e votuar në primare

Pse u la jashtë listës së mbyllur Sula dhe Alimehmeti? Berisha: U vendos gruaja më e votuar në primare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com