GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tronditje në lindje të Gjermanisë, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditje në lindje të Gjermanisë, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e djathtë ekstreme gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD sipas rezultateve paraprake ka dalë fituese në zgjedhjet për parlamentin e landit në Tyringi me 32,8% të votave pasur nga CDU me 23,6 % të votave. Në Saksoni CDU me kryeministrin Michael Kretschmer arrin të fitojë zgjedhjet e landit me 31,9% të votave, sipas rezultateve paraprake.

Ajo dëshiron të formojë qeverinë aty. Bashkë-kryetari i partisë, Tino Chrupalla, tha në kanalin televiziv gjerman ZDF, se fitorja e AfD-së është një “mandat i qartë” për të formuar qeverinë. “Kjo është ajo çka e bën demokracinë,” shtoi ai.

Chrupalla gjithashtu deklaroi se partia e tij është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë e tjera. “Për ata që duan të jenë të besueshëm në politikë… dhe duan të marrin në konsideratë zërin e votuesve, nuk do të ketë më politikë pa AfD-në,” tha ai.

Formimi i një qeverie si në Tyringi, ashtu edhe në Saksoni, pritet të jetë i vështirë. Deri tani të gjitha partitë e tjera kanë thënë se nuk duan të bashkëpunojnë me AfD. Një parti që ndoshta mund të ketë shans të hyjë në qeverisje është Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW)e cila në të dy landet ka dalë e treta dhe me një rezultat dyshifror.

Test për zgjedhjet federale në vitin 2025

Partitë e koalicionit të qendrës së majtë të kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz në zgjedhjet e Saksonisë dhe Tyringisë dolën të dobësuara. Socialdemokratët mbetën në nivel njëshifror në të dy landet. Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) kanë pësuar humbje drastike në të dy landet, megjithëse në Saksoni ata mbeten ende në parlament, kurse në Tyringi nuk e kanë kapur dot pragun e nevojshëm prej pesë për qind.

Zgjedhjet parlamentare në Saksoni dhe Tyringi, si edhe në landin tjetër gjermnolindor, Brandenburg (më 22 shtator) konsideroheshin si test për zgjedhjet e ardhshme për parlamentin federal, në vitin 2025.

Etiketa: GjermaniZgjedhje

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Përplasje e armatosur në Prishtinë, një viktimë dhe pesë të plagosur (Video)

Përplasje e armatosur në Prishtinë, një viktimë dhe pesë të plagosur (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com