GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sërish se lufta me Iran mund të përfundojë shumë shpejt.

Nafta bruto Brent ra me 0.8 për qind në 110.40 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate pësoi rënie prej 0.6 për qind, duke zbritur në 103.48 dollarë për fuçi.

Analisti i lartë i kërkimit të naftës në LSEG, Emril Jamil, deklaroi për Reuters se tregu po reagon ndaj mundësisë së një marrëveshjeje dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Sipas tij, edhe nëse arrihet një marrëveshje, çmimet mund të mbeten të larta pasi furnizimi me naftë nuk pritet të rikthehet menjëherë në nivelet para konfliktit.

Një ditë më parë, tregjet e naftës kishin rënë me afro 1 dollar për fuçi pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se SHBA-ja dhe Irani kishin bërë përparim në bisedime.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se ishte “vetëm 1 orë larg” vendimit për të urdhëruar sulme të reja ndaj Iranit, por tha se e pezulloi operacionin pas kërkesës së aleatëve të Gjirit Persik.

Propozimi i fundit i marrëveshjes i dërguar nga Teherani në Uashington përfshin disa elemente kryesore: heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Teheranit, lirimin e aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit, përfundimin e “bllokadës” ekonomike të vendosur ndaj vendit, tërheqjen e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit dhe mbulimin e shpenzimeve për dëmet e shkaktuara nga lufta.

Plani parashikon gjithashtu përfundimin e konfliktit në të gjitha frontet rajonale, përfshirë Libanin, sipas zv/ministrit të jashtëm iranian.

SHBA ka kërkuar që Irani të heqë dorë nga ambiciet bërthamore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Irani nuk mund të ketë uranium të pasuruar dhe kjo përbën një “vijë të kuqe” në negociata, së bashku me ndalimin e plotë të programit bërthamor iranian.

Etiketa: naftaTrump

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin

"Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës", Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26

Rasti i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e shohin...

Lexo më shumë
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26
Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

15:04 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com