GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohet arrestimi, Veliaj në tjetër planet/ Flet për dinjitet dhe mbjellje pemësh

15:04 - 01/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkohet arrestimi, Veliaj në tjetër planet/ Flet për dinjitet dhe mbjellje pemësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa prej javësh, qytetarët e Tiranës protestojnë duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e Erion Veliajt për aferat e inceneratorit të Tiranës dhe asaj “5D”, kryebashkiaku vijon me ushtrimin e propagandës duke anashkaluar problemet dhe skandalet për të cilat kërkohet llogaridhënie.

Gjatë një aktiviteti këtë të Mërkurë, një ditë pas paraqitjes në SPAK për aferën e incenreatorit të Tiranës, Veliaj u shfaq larg qendrës së Tiranës, duke përsëritur premtimin “do ta mbyll mandatin me dy milion peme”.

“Kush të dojë të vijë ti numërojë. Po kush është burrë dhe kush është zonjë merr lopatën dhe mbjell dhe thotë unë e dhashë kontributin tim për Tiranën”, tha Veliaj.

Raportimet mediatike, ekspertë dhe raporte të institucioneve kanë faktuar se premtimi për mbjelljen e 2 milionë pemë është një gënjeshtër e kryebashkiakut të Tiranës, të cilën ai vijon ta përsërisë, pikërisht siç bëri një ditë më parë me paraqitjen “te kolegët prokurorë” me “iniciativë të tij”. Ndërkohë, në emër të “pyllit orbital” janë tenderuar miliarda në procedura të dyshimta korruptive.

Raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe analizat në terren tregojnë se ndotja e ajrit në kryeqytet është në nivele shumë herë më të larta se norma e lejuar e Bashkimi Eurpoian, ndërsa qyteti po bëhet çdo ditë e më i pajtueshëm nën drejtimin e Veliajt. Sondazhet kanë treguar se banorët e Tiranës janë kundër ndërtimeve pa kriter, ndërsa cilësia e mjedisit, transporti publik i degraduar, mungesa e hapësirave të gjelbërta, janë probleme thelbësore që shqetësojnë.

Pavarësisht këtij realiteti që dëshmohet nga burimet e sipërcituara, Veliaj përsëriti këtë të mërkurë se ai dhe ekipi i tij kanë bërë “punë të mira” për Tiranën. Për të, këto probleme reale nuk ekzistojnë. Ndërkohë, pjesorët e ekipit të tij për të cilin flet, janë pas hekurave dhe nën hetim për aferën “5”, ndërsa Veliaj po refuzon llogaridhënien për skandalin. I akuzuar si “koka e drejtorëve hajdutë”, ai nuk po pranon të sqarojë pozicionin e tij përballë këshillit bashkiak apo duke iu përgjigjur mediave (siç ndodhi një ditë më parë, kur iku me shpejtësi nga gazetarët, pasi u premtoi se do t’u përgjigjej interesit të tyre).

Më tej gjatë fjalës së tij, Veliaj u dha këshilla qytetarëve të Tiranës të mos hedhin plehra nga ballkoni, si dhe falënderoi Policinë Bashkiake për “punën e mirë” që sipas tij, ka bërë. Falënderoi pikërisht atë polici bashkiake që zhdëpi në dru tregtarët ambulantë, një qasje që denoncohet se është bërë për qëllime korruptive dhe përfituesi është i pari i policëve të Veliajt.

Kryebashkiaku u mburr se Tirana ka “kriminalitetin më të ulët të qyteteve të Evropës” – edhe pse lufta ndaj krimit nuk është në tagrin e bashkisë. Megjithatë për lidhje të tija me krimin është folur jo pak, madje me organizata mafioze famëkeqe si Ndrangheta. Të tjera skandale po dalin nga dosja e përgjimeve të “SKY” në Belgjikë, që zbulon se bosët e krimit i kishin vënë syrin kullave të Tiranës.

Pika më emocionuese e fjalimit ishte kur Veliaj e paraqiti veten nën një aureolë pafajësie e heroizmi teksa kaloi në deklarata si: “Kur të ikim në botën e përtejme të shkojmë me dinjitet”.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti
Breaking Views

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit
Breaking Views

Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit

19:37 - 20/03/26
Para
Kjo është policja e zhdukur për fatin e së cilës nuk dihet asgjë prej 4 ditësh

Kjo është policja e zhdukur për fatin e së cilës nuk dihet asgjë prej 4 ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com