GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria fiton bindshëm në turneun e UEFA-s

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria fiton bindshëm në turneun e UEFA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-16 e nisi me fitore turneun ‘UEFA Development U-16’ për vajza, duke triumfuar me rezultatin 5-0 ndaj Moldavisë.

Një fitore e merituar nga vajzat e drejtuara nga trajneri Agustin Kola, të cilat zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ditën e sotme në kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Vajzat kuqezi e nisin mjaft mirë ndeshjen, teksa minutat e para luhen në gjysmëfushën moldave, me të besuarat e Agustin Kolës që kërkojnë avantazhin, duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Dhe goli i parë vjen shumë shpejt, pikërisht në minutën e 13-të.

Klesta Ago dërgon në zonë topin përmes një goditje dënimi, teksa kundërshtaret ngatërrohen në zonën e tyre. Portierja Nistor fillimisht pret topin, ndërsa më pas i rrëshqet nga duart, falë edhe presingut të vajzave kuqezi, duke i dhënë epërsinë 1-0 Shqipërisë.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Kola krijojnë edhe disa raste të tjera mjaft të mira për të shënuar, teksa në minutën e 38-të është sërish kapitenia Ago ajo e cila ndihmon ekipin të realizojë golin e dytë. Përmes një goditjeje të lirë nga jashtë zone, Ago dërgon topin në rrjetën kundërshtare, duke dyfishuar kështu shifrat për vajzat kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-0 për Shqipërinë.

Ndërkaq, vajzat kuqezi e nisin pjesën e dytë të takimit me një tjetër gol mjaft të bukur. Tiana Gjonaj është autore e golit të tretë, pas një goditje nga jashtë zone, me topin që godet traversën dhe kalon vijën kundërshtare.

Pas këtij momenti, trajneri Kola bën tre zëvendësime, duke hedhur në lojë Herta Hasën, Gelda Kadiollin e Samanta Hysën, ndërsa dalin nga fusha Imelda Ara, Klea Allushi dhe Aishe Sulejmani. Pas golit të tretë, vajzat qarkullojnë mirë topin dhe qetësojnë lojën, duke kërkuar të ruajnë avantazhin e trefishtë.

Në minutën e 79-të, Erika Nushi realizon edhe golin e katërt për Shqipërinë. Pas traversës së Bora Bushatit, Nushi gjendet mjaft mirë në zonën kundërshtare, duke dërguar topin në rrjetë. Pak minuta më vonë, Xhesika Ndoji vulosi shifrat 5-0 për Shqipërinë, duke mundur kundërshtaret brenda zonës e duke dërguar topin në rrjetë.

E me rezultatin 5-0 mbyllet ndeshja e parë e Shqipërisë në turneun ‘UEFA Development U-16’, një takim spektakolar e me pesë gola nga vajzat kuqezi.

Veç Shqipërisë, në këtë turne marrin pjesë edhe Moldavia, Kosova e Andorra, me ndeshjet që do të luhen të gjitha në vendin tonë në datat 7-9 dhe 12 mars. Ndërkaq, ditën e sotme është luajtur edhe takimi tjetër i turneut, mes Kosovës e Andorrës, që përfundoi me fitoren 3-1 në favor të përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen të enjten, ku takimi i parë është planifikuar të zhvillohet në ora 11:00 mes Moldavisë dhe Andorrës, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në ora 14:30 mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Panorama

Etiketa: FutbollShqiperiaSportUEFA Development U-16

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur lufte, mes tyre 4 gra

Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur lufte, mes tyre 4 gra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com